Edhe një herë tjetër “US Open” nuk është me fat për Serena Uilliams, e cila është ndalur në gjysmëfinale, ku është mundur Viktoria Azarenka me përmbysje, 1-6, 6-3 dhe 6-3. Të shtunën tenistja bjelloruse do të ndeshet në finale me japonezen Naomi Osaka, që eliminoi surprizën Xhenifer Bredi 7-6, 3-6 dhe 6-3.
Serena e nisi ndeshjen mirë, luftoi fort për të arritur “Slam”-in numër 24 në karrierë. Tenistja amerikane ia doli të fitonte setin e parë pas 34 minutash, 6-1. Por, me nisjen e setit të dytëm, Azarenka ndryshoi ritmin e lojës dhe rrjedhimisht edhe ndeshjen, duke e vënë në vështirësi Serenën. Gjatë setit të tretë për amerikanen u shtuan edhe problemet fizike, duke e detyruar atë të kërkojë ndërhyrjen e fizioterapistit. Uilliams u kthye në fushë e fashuar, por tashmë e kishte humbur ritmin. Tenistja bjelloruse e mbylli ndeshjen me shërbimet e saj dhe për të kjo është fitorja e 11-të radhazi.
Pas fitores në “Australia Open” në 2017-ën dhe pasi u bë nënë, Serena Uilliams ka humbur katër finale “Slam”, një gjysmëfinale, një çerekfinale dhe një ndeshje të fazës së 1/8-ave. Ajo mbush 39 vjeç pas dy javësh dhe rekordi i 24 “Slam”-eve të Margaret Kurt Smith, me shumë mundësi, do të mbetet i përjetshëm.
Në gjysmëfinalen tjetër, Naomi Osaka vuajti ndaj Xhenifer Bradi, surpriza e turneut, por që nuk arriti ta realizonte ëndrrën e saj për të shkuar në finale. Eksperienca dhe inteligjenca e japonezes në fushë bëri që Osaka të triumfojë në fund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.