Ana e errët

Doktoreshës i vjedhin “Facebook” për t’i vendosur gjobë

Një mjeke nga Korça në ankohet për vjedhjen e llogarisë së “Facebook”. Por ndryshe nga shumë të tjerë që adresa në rrjetin social përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale, doktoreshës i është vendosur gjobë. Mjekja me inicialet B. B ka një klinikë në Tiranë. Llogaria në Facebook ishte e hapur me emrin e saj dhe të lidhur me emailin personal. “Nuk po hyja dot në Facebook ndonëse i shkrova korrekt të dhënat. Këtë adresë e kam të lidhur edhe me dy faqet e punës”, mësohet sipas burimeve të gazetës Si të ketë denoncuar mjekja. “Raportova pranë Facebook dhe më ktheu përgjigje se adresa ishte atashuar në adresën e email g…[email protected]. por siç mësohet nga burimet mjekja shton se ka shkruar në këtë adresë emaili për kthimin e Facebook.

Përgjigjja ka qenë e papritur thonë burime të gazetës Si. “Kërkoj 1 mijë dollarë në këmbim, – ka dhënë ultimatumin hajduti i Facebook. I njëjti urdhër është përsëritur edhe kur në të njëjtin email, ka apeluar për Facebookun edhe motra e mjekes, e cila jeton në Britaninë e Madhe. “Personi në fjalë i ka kërkuar 1 mijë dollarë”. Sipas policisë pas këtyre komunikimeve hackeruesi ka hequr nga profili i Facebook fotografinë e doktoreshës. “Më vonë e deaktivizoi krejt, por dy faqet e klinikës vazhdojnë të hapura”, thekson e shqetësuar mjekja, që kujton se aksesin dhe pasuordin nuk i kishte askush tjetër. Policia pohon për gazetën Si se pas përdorimit të FB me qëllim për “të lypur” para dhe zbulimit të një grupi që hackeronte të dhënat në jetën virtuale, kjo është një mënyrë e keqpërdorimit të Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë