Novak Gjokoviç dhe bashkëshortja e tij, Jelena, kanë rezultuar negativë në testin e fundit të Koronavirusit. Tenisti serb, numri 1 në klasifikimin botëror, bashkë me bashkëshorten, rezultuan pozitivë me Covid-19 disa ditë më parë në Zara të Kroacisë, teksa po zhvillohej turneu i bamirësosë “Adria Tour”.
Një turne i organizuar nga vetë Gjokoviç, por që u ndërpre para finales, pasi bullgari Grigor Dimitrov, pjesëmarrës në këtë aktivitet, njoftoi se ishte prekur nga virusi. Më pas dolën pozitivë edhe Çoriç e Gjokoviç. Tenisti serb dhe bashkëshortja e tij kanë qëndurar në izolim gjatë 10 ditëve të fundit dhe testi i fundit i ka nxjerrë negativë.
Gjokoviç u vu në qendër të kritikave pas gjithë kësaj situate, duke u akuzuar madje edhe nga kolegët e tij se nuk kishte respektuar rregullat gjatë zhvillimit të “Adria Tour”. Gjatë atyre ditëve janë publikuar video dhe foto, ku sportistët kanë organizuar festa, ku nuk respektohej distancimi social.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.