Nga “Foreing Policy” – Në mars të këtij viti, administrata Trump orkestroi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë. Në vend të ngritjes së një operacioni të fshehtë i CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane ngritën presion të hapur. Brenda disa javësh, pas paralajmërimeve tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti ishte zhdukur.
Ndërsa Uashingtoni ishte i zënë me presion ndaj Kosovës, Moska dhe Pekini po bënin të kundërtën në Serbi: duke siguruar një mbështetje kritike gjatë pandemisë, pasi koronavirusi filloi të përhapet në mbarë Ballkanin. Pandemia, e cila kërcënon të shndërrojë Ballkanin në një zonë ndikimi Sino-Ruse, e bën rajonin një zonë edhe më me rëndësi strategjike për SHBA-në.
Interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës qëndrojnë në dobësimin ndikimit rus dhe kinez në rajon duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e saj europianë. Fatkeqësisht, administrata Trump, në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje këtë të shtunë, ka copëtuar unitetin perëndimor në momentin kur Rusia dhe Kina po avancojnë në axhendën e tyre rajonale.
Për më tepër, strategjia dritë-shkurtër e SHBA-së ka arritje të ndërlikuar arritjen e një zgjidhjeje për Kosovës, duke forcuar thirrjen në Beograd për një shkëmbim territoresh. Njoftimi i sotëm që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paditur për krime lufte ka hedhur në erë strategjia e administratës amerikane, duke shkatërruar planet për takimin. Vetë Presidenti amerikan Donald Trump i përcaktoi qëllimet e administratës në dy letrat të dërguara në vitin 2018 dhe 2019 drejtuar presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, duke i nxitur të arrijnë një “marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse” që do të përfshinte si elementin e saj kryesor “njohjen e ndërsjellë”. Por marrëveshja e parashikuar e kësaj të shtune për bashkëpunimin ekonomik bie shumë larg kushteve të vendosura nga vetë Trump për sukses . Sipas të dërguarit të SHBA-SË Richard Grenell, shtylla kurrizore e bisedimeve do të jenë marrëveshjet për lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës. Vizioni i tij është të krijojë “një vrull” nga “normalizimi ekonomik”, duke i hapur rrugën zgjidhjeve politike.
Ka arsye të mira për të qenë skeptik. Së pari, i dërguari special ka zvogëluar dinamikën e bisedimeve në favor të Beogradit. Për të filluar bisedimet, Grenell kishte kërkuar që secila palë të heqë në mënyrë reciproke pengesën e saj, heqjen e tarifave nga ana e Kosovës dhe ndalimin e fushatës së njohjes ndaj Kosovës nga ana e Serbisë. Në njoftimin e tij për festën në Shtëpinë e Bardhë, Grenell bëri një lëzije në favor të Serbisë. Përtej heqjes së tarifave, Kosova duhej të pajtohej të pezullonte përpjekjet e saj për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Kjo ishte arsyeja kryesore që administrata rrëzoi Kurtin, i cili ka luftuar për barazi në negociatat me Serbinë, të hequr. Delegacionit shqiptar i është hequr një mjet presioni që pati mbi Beogradin, i cili u detyrua të shpenzojë energji të konsiderueshme diplomatike për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave si Interpoli. Kjo i jep Serbisë një arsye më shumë për t’u ulur në tavolinë, por Kosova nuk ka fituar asgjë në këmbim të këtij lëshimi, pa marrë madje as ndihmë politike nga ShBA-ja. Grenell njoftoi këtë javë se të gjitha çështjet e vështira politike do t’i lihen Bashkimit Europian në një dialog me dy faza, ndërsa Shtetet e Bashkuara përqendrohen ekskluzivisht tek ekonomia .
Së dyti, insistimi i Uashingtonit për të ndërmjetësuar fillimisht i vetëm dialogun, është e gabuar. Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve në vitin 2013 midis Serbisë dhe Kosovës u arrit me bashkëpunim politik të ngushtë të SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
Së treti, pritja që BE-ja më vonë do të marrë drejtimin për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura politike bie ndesh me realitetin. Europa nuk është shumë e përçarë kur bie fjala tek Kosova. Pesë vendet e BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë Sllovakinë dhe Spanjën, dy vendet e të dërguarit special të BE për Serbinë dhe Kosovën, Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesin e Jashtëm të BE-së, Josep Borrell. Për shkak të ndarjes, BE as nuk flet as për njohje, duke kërkuar vetëm që Beogradi “të normalizojë” marrëdhëniet e saj në mënyrë që të kualifikohet për anëtarësim në BE. Duke përmendur këtë dobësi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lobuar në favor të Grenell, por tani Thaçi është zhdukur nga tryeza e bisedimeve dhe pala shqiptare do të duhet të varet nga i dërguari i BE-së.
Së katërti, madje edhe duke supozuar se teoria e Grenell e çështjes është e saktë, se normalizimi ekonomik do të çojë në përparim politik, i dërguari special i SHBA-së e ka bërë më të vështirë realizimin e vizionit të tij, veçanërisht me krijimin e një zonë të lirë tregtare. Synimi i vetëm që Serbia dhe Kosova ndajnë me të gjithë fqinjët e tyre është të bashkohen në zonën më të madhe të tregtisë së lirë: Bashkimin Evropian.
Heqja e barrierave ekzistuese (para anëtarësimit) mbi tregtinë kërkon njohuri të ndërlikuara të rregulloreve të BE-së sepse vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme të harmonizimit me ligjet e BE-nsë. Në vend që të bashkëpunojë me unionin, Grenell ka sfiduar evropianët, përfshirë aktorin më të madh ekonomik të Europës, Gjermaninë. Duke vepruar kështu, ai ka bërë edhe më të vështirë që Brukseli të dëgjojë Uashingtonin dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.
Së pesti, Grenell injoron ndikimin e rëndë të korrupsionit dhe sundimin e dobët të ligjit në ekonomitë e Ballkanit. Nëse rritja ekonomike dhe vendet e punës do të ishin me të vërtetë përparësia e Grenell, ai kurrë nuk do ta dëbonte Kryeministrin Kurti, i cili tashmë kishte filluar të ndërmerrte hapa të guximshëm për të luftuar korrupsionin dhe forcuar transparencën në Kosovë.
Së gjashti, ka pak shembuj nga rajoni kur interes ekonomik ka nxitur marrëveshje politike. Për shembull, Greqia ka qenë prej kohësh një investitori më i madh në Maqedoninë e Veriut, dhe megjithatë për gati tre dekada Athina ka vepruar kundër interesit të saj financiar, duke e mbajtur fqinjin e saj jashtë nga NATO-s dhe BE, ashtu si Serbia po izolon Kosovën.
Në vend të tregtisë apo rritjes, përparimet më të mëdha politike në rajon kanë ardhur si rezultat i presionit ose të stimulimit të perëndimit (si në 2013) ose udhëheqjes vizionare, si kryeministri grek Alexis Tsipras. Një profil tjetër i guximshëm është ai i presidenti malazez Milo Djukanoviç, pasi mori i kërkoi falje Kroacisë në vitin 2000 për bombardimin e Dubrovnikut. Në të dy rastet, përparimet politike hapën rrugën për pikërisht atë që Grenell po kërkon të realizojë në Kosovë dhe Serbi: pajtim i mirëfilltë midis armiqve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
Fatkeqësisht, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk pranon të ndërmarrë hapin vendimtar që bëri Gjukanoviç drejt Perëndimit, duke forcuar marrëdhëniet edhe më shumë me Kinën dhe Rusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.