Një figurat më të njohura nga partia e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, asaj të Prosperitetit Demokratik, mund të jetë kryeministri i parë shqiptar në historinë e vendit fqinj.
Ideja e kryeministrit shqiptar ishte deri më sot e rrethuar nga perdja e misteri, pasi Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kishte pranuar të zbulonte emrin e kandidatit që mund të bëjë historinë. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti habiti shumë prej ekspertëve të mërkurën duke shpallur nga Prespa zgjedhjen e një figure jo partiake: Naser Zyberi.
Kandidati shqiptar i bashkohet garës së egër politike kundër ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut te VRMO DPMNE-se, Kristian Miskovsi. Me Zaevit që ka humbur shumë pikë politike për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe Miskovsin që vazhdon të shihet si “hija” e Nikolla Gruveskit, kjo është padyshim fushata më e paparashikueshme zgjedhore në vendin fqinj. Ndërkohë që dy kundërshtarët e tij politikë përpiqen të joshin publikun, Ali Ahmeti duket se bëri këtë muaj lëvizjen më të zgjuar të karrierës së tij politike.
Duke shfryëtëzuar se faktin se votuesit maqedonas janë të përcarë, Ahmeti zgjodhi një kanditatat që mund të unifikonte të gjithë votuesit shqiptarë, i cili vinte jo vetën nga partia më e dashur e shqiptarëve, por edhe është edhe ish-zëvendëskryeministër i qeverisë së pasluftës.

Zyberi është një nga juristët dhe opinionistët më të njohur shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ish – funksionarit të lartë të PPD-së mësohet se iu propozua të kandidonte për kryeministër nga vetë Ahmeti. Sigurisht, të paktë janë ata që mund t’i thonë “jo” ëndrrës për t’u bërë kryeministri i parë shqiptar. Në rastin e një ish-politkani si Zyberi, ky do të ishte një rikthim i fuqishëm në politikë që pas shpërbërjes së partisë së tij.
Juristi është lindur në vitin 1961 në Llaskar të Shkupit. Pasi mbaruar Fakultetin Juridik, së bashku me Imer Imerin, formuan në vitin 1990 partinë e parë shqiptare, PPD-së, duke frymëzuar më vonë edhe Arben Xhaferrin të formonte partinë e tij.
Në vitin 2001, pas luftës civile dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, Zyberi u kthye në një figurë kyce të qeverisë teknike, pasi për shkak të profilit të tij si jurist, por edhe sepse u emërua zevëndës-kryeministër, punoi nga afër në implementimin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese që rrodhën nga Marrëveshja e Ohrit.
Ai u angazhua për njohjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë jo vetëm gjatë kohës që ishte në detyrë, por edhe pas shpërbërjes së partisë së tij, duke ndërmarrë një sërë nismash qytetare për kalimin e shqipes si gjuhë zyrtare. Megjithatë, pas daljes nga skena politike, ai u përqendrua tek karriera akademike, duke analizuar herë pas herë zhvillimet politike në vendin fqinj.
Megjithatë, ëndrra e një kryeministri shqiptar duket se ka jetuar gjithnjë tek Zyberi. Ai ka kërkuar gjithnjë që partitë shqiptare të mbështesin një kandidat të përbashkët për president, duke kritikuar hapur BDI-në për vendimin e saj për të mbështetur kandidatin e Zaevit, Stevo Pendarovskin.
Me nominimin e tij, pozita e shqiptarëve në Maqedoni duket se do të sërish të jetë tema qendrore e fushatës zgjedhore. Zyberi ka deklaruar disa ditë më parë se shqiptarët dhe ndikimi i tyre në qeverinë e ardhshme duhet të diskutohet më zë të lartë gjatë fushatës.
“Partitë politike shqiptare duhet të kërkojnë llogari për zbatimin e Ligjit të Gjuhën shqipe”, thotë Naser Zyberi.

Në jetën politike të Maqedonisë së Veriut barriera midis votës maqedonase dhe asaj shqiptare tani më nuk është aq fort e ndarë si më parë. Kjo u vërejt edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kur votuesit shqiptar mbështetën LSDM-në. Megjithatë, një kandidat si Zyberi mund të unifikojë votat e shqiptarëve, duke i dhënë BDI-së fitoren më të madhe në këto 17 vite.
Edhe pse një kryeministër shqiptar mund të duket një ëndërr e largët, BDI ishte që partia qe zgjodhi kryetarin e parë shqiptar të parlamentit maqedonas.
Në zgjedhjet e fundit, para shumë partitë shqiptare u vunë disa objektiva, të cilat iu propozuan partive maqedonase si kusht për bashkëqeverisje kur votat e tyre ishin përcaktuese për miratimin e qeverisë (platforma e Tiranës) dhe përmes saj u jetësuan disa arritje të mëdha si zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas ekspertëve, nëse blloku politik shqiptar bashkohet dhe vë një kusht “të pamundshëm” që kësaj radhe kryeministri të jetë shqiptar, ky nuk është një mision i pamundur.
Eksperti Daut Dauti thotë se nuk e dimë se si do të reflektohej pandemia në votën e qytetarëve. “Ndoshta shqiptarët do të jenë shqiptarët më të guximshëm për të dalë në votime se trupi votues i partive maqedonase? Krijimi i një raporti të ri, utopi? Ndoshta. Dhe po s’doli si opsion fitues kryeministri shqiptar, përvoja na mëson se nuk është e paarritshme”, thotë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




