Covid-19 trondit tenisin . Serbi Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas një testi të kryer orët e fundit. Ai është tenisti i katërt që del pozitiv me koronavirus gjatë 48 orëve të fundit, pasi më përpara kanë rezultuar pozitiv edhe bullgari Grigor Dimitrov, kroati Borna Coric dhe serbi tjetër Viktor Troicki. Të katërt ishin pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour” të zhvilluar fillimisht në Beograd (Serbi) e më pas në Zara (Kroaci) dhe organizuar nga Djokovic.
Përveç lojtarëve pozitiv kanë rezultuar edhe përgatitësi i tij fizik Marco Panichi si dhe trajneri i Dimitrov, Kristijan Groh. Tani ekziston rreziku i një shpërthimi, pasi Coric, Djokovic dhe lojtarët e tjerë, përfshirë Marin Cilic, luajtën basketboll me një ekip lokal javën e kaluar dhe pozuan së bashku për foto .

“Më vjen keq për çdo dëm që mund të kem shkaktuar,” tha Coric, i cili u bëri thirrje të gjithëve që kishin kontakt me të që të bënin kontrolle. Djokovic është një prej personazheve të sportit që ka dalë kundër vaksinës së COVID-19 dhe ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave pwr turneun e organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




