Një vit më parë, Franca njoftoi se do të mbante një samit në Paris vetëm për rifillimin e dialogun Kosovë-Serbi, në përpjekje për të marrë frenat e këtyre bisedimeve, por edhe për të treguar angazhimin e saj. Ndërkohë që e gjithë skena politike në Kosovë po përgatitet për samitin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se ka kërkuar sërish mbajtjen e një takimi në Paris, por duket se është shumë vonë.
Lajmi u bë i ditur nga Presidenti, Hashim Thaçi, i cili ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakort të takohen në javën e tretë të korrikut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi ka thënë se ky samit është kërkuar nga Macron, si sinjal se ajo që do të udhëheqë këtë dialog është BE-ja. Por zvarritja prej një viti e këtij takimi dhe vendimi i Francës për bllokimin e liberalizmit me Kosovën, duket se ka bërë që Prishtina zyrtare të mos jetë entuziaste për këtë samit.
“Ne jemi të informuar dhe natyrisht që kemi diskutuar me zyrën e presidentit Macron, por edhe më herët edhe me vetë presidentin Macron, se Franca pritet të jetë mirëpritëse e samitit”, ka thënë Thaçi gjatë intervistës.
Ky takim do të mbahet vetëm tre javë pas atij të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilin presidenti Thaçi e cilësoi si një mundësi të artë për arritje të marrëveshjes mes dy vendeve. Ai është në fakt një hap që vjen si sfidë ndaj SHBA-së, e cila duket se ka marrë prej një viti frenat e dialogur, por siç e theksoi edhe zotit Thaçi, BE duket se ka mbetur prapa Uashingtonit, edhe pse bëhet fjalë për një tryezë që po mbahet në oborrin e saj.
Duke folur për prishmëritë e takimit në Uashington, Thaçi deklaroi madje se pret që Kosova të arrijë një marrëveshje me Beogradin zyrtar me 27 qershor.

“Ky takim do të ndërmjetësohet nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialogun, Richard Grenell”, tha Thaçin. “Kemi besim të plotë në përkushtimin e ambasadorit Grenell dhe gjithë ekipit të administratës së Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër mendoj që është një mundësi që asnjëra palë nuk dëshiron ta humbë, sepse një qasje negative që mund të paraqitet aty do të jetë natyrisht me një çmim, dhe Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi.
Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshje me këtë datë, Kosova dhe Serbia do të jenë humbëse. Për Prishtinën kjo do të thotë se duhet të jetë e përgatitur për të nënshkruar pas tre dekadash marrëveshjen me Serbinë. Ndërsa për BE-në do të thotë se kur të vijë të ulet tavolinë, “Kosova dhe Serbia do të kenë ngrënë” .
“Nëse arrihet marrëveshje të dyja palët do të jenë fituese dhe me këtë fiton edhe vlera euro-atlantike”, tha ai duke i dërguar edhe një mesazh Europës, duke thënë se “këtë mrekulli të arritjes së një marrëveshjes mund ta bëjnë aktualisht vetëm e vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidershipi i presidentit Trump dhe përkushtimi që po tregon ambasadori Grenell”.

I pyetur nëse takimi në Shtetet e Bashkuara dhe ai në Francë përbëjnë procese të ndara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Kosovës ka thënë se të dyja samitet kanë vetëm një synim.
“Nuk janë të ndara. Kanë një synim; përmbylljen e konfliktit Kosovë-Serbi. E ardhmja e Kosovës është e ardhmja europiane. Unë jam takuar me zotin Lajçak dhe ia kam bërë të qartë se është me rëndësi që Bashkimi Europian të jetë unik në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Është për të ardhur keq që Bashkimi Evropian po dështon me Kosovën sidomos me çështjen e liberalizimit të vizave që në fakt pavarësisht implementimit të të gjitha kritereve nga ana jonë vazhdon izolimi krejt i panevojshëm”, tha ai.
Thaci i dërgoi një mesazh presidentit Macron, i cili raportohet se bllokoi sërish liberalizimin e vizave me Kosovën vitin e kaluar, duke thëne se BE së pari duhet të heqë vizat dhe pastaj të punojnë në procesin e dialogut dhe njohjes reciproke. “Shtetet e Bashkuara janë një hap përpara, janë më të qarta, më të sakta, më të shpejta, më precize dhe më të vendosura që të arrihet kjo marrëveshje”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




