Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish sot shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se prej 2 vitesh e gjysmë godiana nuk kontrollohej nga shteti.
I pyetur në emisionin “Pressing në Televizionin 7 përse gjithë ky nxitim për të shembur teatrin në kohën e koronavirusit, Rama u shpreh se duhej bërë në një kohë që të mos kishte përplasje me artistët që ishin ngujuar në godinë.
“Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës. Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror”, tha kreu i qeverisë. “Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, tha Rama.
I pyetur përse nuk pati një kompromis, kryeministri deklaroi se mundësia për ta restauruar është pothuajse zero.
“Ky është debati më i gjatë në historinë e këtij vendi. Ajo ngrehinë nuk plotëson asnjë kusht që mund të zhvillohet aktiviteti në mënyrë të sigurt”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




