Lojëra me Dore

“Kobe Bryant, fajtor për rrëzimin e helikopterit”

Aksidenti tragjik me helikopter që çoi në vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna, gjashtë pasagjerëve të tjerë dhe pilotit, është ende nën hetim. Kërkohen fajtorët, por ka ende shumë të panjohura. Vanessa Bryant ka hedhur në gjyq pilotin, kompaninë "Island Express" dhe oficerët e policisë që fotografuan trupin disa minuta pas aksidentit.

Gjyqi kundër Ara George Zobayan, pilotit që po drejtonte helikopterin, tashmë ka filluar dhe gruaja e legjendës së Lakers e akuzon atë për neglizhencë, për rritjen e shpejtësisë përkundër mjegullës dhe mungesën e kujdesit në vlerësimin e kushteve meteorologjike para fluturimit. Sidoqoftë, përfaqësuesi i pilotit dhe i vëllai kanë shfajësuar të ndjerin Zobayan, duke fajësuar vetë Kobe Bryant dhe pjesën tjetër të shoqëruesve: "Aksidenti është shkaktuar drejtpërdrejt nga pakujdesia e Koby, i cili ishte plotësisht i vetëdijshëm për rreziqet".

Autoritetet lokale kanë bërë me dije se rreth zonës së aksidentit nuk kishte shikueshmëri  dhe se piloti nuk ka mundur dot të manovrojë për shkak të mjegullës. Helikopteri personal i Bryant ishte duke fluturuar me rreth 300 km/h në një kodër me lartësi 500 metra. Helikopteri i Bryant ishte ngritur në fluturim rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte vënë re edhe moti i keq rreth zonës së fluturimit. Rreth 40 minuta më vonë  helikopteri është gjetur përballë një kodre me lartësi rreth 500 metra dhe piloti është munduar të fitojë menjëherë lartësi por nuk ka mundur duke u përplasur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë