Kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht shqyrtimin e idesë së uljes së pensioneve dhe pagave për të përballuar krizën financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ai e cilëson idenë e hedhur nga ish-ministri i tij, Ilir Beqaj si një ide individuale.
“Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash se dikush ka një ide dhe mund ta thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimit zyrtar të Qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Përkundrazi, nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur dhe asnjëherë për t’u ulur për asnjë arsye në botë”, deklaroi Kryeministri.
Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Ai tha se për tre kategori biznesesh as që diskutohet hapja para datës 11 maj.
“Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët, lokalet. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukierin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rishikim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen”, deklaroi Kryeministri.
Kryeministri tha se së bashku me komitetin e ekspertëve po shqyrtohet mundësia për zgjerimin e atyre që njihen si ‘zona të gjelbëra’, ku liria e lëvizjes është më e madhe se zonat e tjera. Tiranën e përjashton kategorikisht nga përfshirja në këto zona.
“Zonat e gjelbëra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë dhe po presim nga komiteti përkatës propozimin për zgjerimin. Ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret, por disa zona të tjera, duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do t’u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama.
Rama u shpreh gjithashtu se procesi i shpërndarjes së pagës së luftë vijon, por tha ai ka një pakicë aplikuesish, rreth 3 mijë individë që kanë gabuar me numrin e llogarisë bankare dhe u është kërkuar korrigjimi i këtij numri.
“Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me këtë kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi. 3 mijë individë në paketën e parë nuk korrespodojnë NIPT-et, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga”, u shpreh ai.
Sa u takon lehtësimeve të tjera, Kryeministri paralajmëroi se kjo do të shqyrtohet mundësi javën tjetër.
“Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces”, u shpreh ai.
Kryeministri përjashtoi për momentin edhe mundësinë e hapjes së plazheve. Duke iu referuar rastit të Greqisë, që ka miratuar disa protokolle për të ccelur sezonin turistik, ku në thelb të tyre është distancimi fizik, Rama e la të hapur si opsion për një kohë të mëvonshme.
“Nëse shikoni masat e Greqisë, në plazhet private për një numër të kufizuar kanë lënë hapësirë”, deklaroi ai.
Diskutimi për këtë ccështje do të vendoset pas 11 majit, kur Rama njoftoi se do të ketë një tjetër hapje.
“Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore, apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën”, u shpreh ai.
Kjo do të thotë se masat lehtësuese për Shqipërinë do të shqyrtohen një javë pasi të shihet ecuria në vendet kryesore të Europës, shumica e të cilave kanë caktuar datën 4 maj për të lehtësuar masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve, madje duke menduar edhe për shpëtimin e sezonit turistik.
“Sipas Ramës, Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën e dytë të betejës kundër virusit. Ai thotë se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë i madh dhe për këtë shfyrtëzon të gjitha mënyrat e komunikimit, edhe postën elektronike të qytetarëve, një pjesë të të cilëve Secili prej nesh duhet të bëjë me vetëdije të lartë detyrën karshi familjes dhe shoqërisë, në respektimin rigoroz të rregullave, për të mos lejuar zhbërjen e sakrificave të deritanishme dhe një kthim të dhimbshëm mbrapsht nëse Armikut të Padukshëm i hapen shtigje nga abuzimi me rregullat.u ka mbërritur një mesazh”, shkruan ndër të tjera Kryeministri Edi Rama në e-mail dërguar qytetarëve.
Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh t’u adresohet drejpërdrejtë qytetarëve me thirrje për kujdes nga pandemia. Më herët ai u ka dërguar mesazhe drejpërdrejt në telefona dhe për një periudhë një kompani celulare shfaqi edhe një mesazh zanor të Kryeministrit me këshilla të distancimit fizik dhe të higjienës personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



