Përhapja e Koronavirusit edhe te sportistët në gjithë botën ka bërë që të shtyhen të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe kampionatin europian të futbollit dhe Lojërat Olimpike të Tokios. Çdo ditë dalin lajme për sportistë që rezultojnë pozitivë dhe karantinën masive, ndërkohë që aludohet edhe për anulim kampionatesh.
Lebron Xhejms, një nga figurat qendrore të basketbollit amerikan, ka folur së fundi me shumë trishtim për situatën e krijuar, që ai e konsideron të frikshme. “Nuk do t’ia shtrëngoj më dorën askujt pas këtij m** Koronavirusi”, - thotë Xhejms në daljen e tij të parë publike pas ndërprerjes së kampionatit të NBA-së për shkak të pandemisë.
Kampioni i njohur i Los Anxheles Lejkërs ka folur për efektet e pandemisë në një videokonferencë me disa ish-shokë skuadre. Lebron Xhejms ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me ndeshjet pa spektatorë, diçka pa sens sipas tij. "Çfarë kuptimi ka fjala sport pa spektatorë? Nuk ka asnjë emocion, nuk ka garë, nuk ka gëzim, nuk ka para dhe pas", - u shpreh ylli i basketbollit amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.