Politike

Meta i gatshёm ta pёrgjysmojё pagёn: Qeveria, sa mё parё kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë

Presidenti Ilir Meta deklaron se pёrshendet masat marra nga qeverisa tё shpallura nga kryeministri Edi Rama si mbёshtetje financiare pёr biznesin dhe shtresat nё nevojё.”Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë. Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve”, thuhet nё reagimin e Presidentit tё publikuar nё Facebook.

Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit, Meta shprehet  ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

“Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19. Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, shprehet presidenti.

Kryeministri kishte deklaruar se nuk do tё prekte pagёn e presidentit pёr tё mos krijuar asnjё konflikt institucional, por duke deklaruar se plani i masave do tё prekte pёrgjysmimin e pagave tё ministrave dhe tё deputetёve tё Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë