Italia ka tejkaluar sot Kinën për numrin e viktimave nga koronavirusi, pasi bilanci i pacientëve që humbin jetën është rritur me më shumë se 400 për dy ditë radhazi.
Italia ka tanimë 3405 viktima, pasi 427 persona humbën jetën brenda 24 orëve nga virusi Sars-CoV-2 dhe 5,322 rezultuan pozitiv me koronavirusin. Deri më tani 4.440 janë shëruar ndërkohë që nurmi i të prekurve ka arritur në 33.190 subjekte pozitive. Në Kinë, ku ka patur 3,249 viktima, përqindja e vdekjes ka qënë shumë më e ulët në krahasim me numrin e të prekurve. Por më e keqja për Italinë fqinje nuk ka kaluar akoma.

Sipas të dhënave aktuale, kulmi i pandemisë në Italia pritet të jetë midis 2 dhe 12 rill. Edhe më e gjerë është periudha në të cilën vdekjet mund të arrinin kulmin, pasi sipas ekspertëve nurmi i viktimave pritet të rritet pas 26 marsit dhe 19 prillit. Parashikimet janë bërë nga fizikanë dhe matematikë italianë.
Deri më tani mësohet se janë 15,757 pacientë gjenden të shtruar në spital me simptoma, 2,498 janë në kujdesin intensiv dhe 14.935 janë në izolim shtëpiak, kryesisht të rinj.
Autoritetet shëndetësore të Italisë kanë cituar një sërë arsyesh për numrin e madh të viktima, duke u ndalur kryesisht tek popullsia e moshuar, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm nga virusi. Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë dhe shumica e të vdekurve të Italisë, 87%, ishin mbi 70 vjeç.
vPër më tepër, praktikisht të gjithë të viktimat vuanin nga sëmundje të tilla si diabeti, kanceri, hipertensioni ose insuficienca renale.

Por si ndryshoi nurmi i të prekurve sot nga rajoni në rajon:
Lombardia 19.884 të infektuar (+2171 vetëm sot)
Emilia-Romagna 5,214 (689 raste të reja)
Veneto 3,484 të prekur (+270 raste)
Piemonte 2,932 (+591)
Marche 1,737 (+169)
Liguria 1,059 (+172)
Campania 652 (+192 raste të reja)
Toscana 1,482 (+152)
Siçili 340 të infektuar (+58)
Lazio 823 (+99)
Friuli-Venezia Giulia 599 (+137)
Abruzzo 385 (+122)
Puglia 478 (+95)
Umbria 334 (+87)
Bolzano 436 (+60)
Calabria 169 (+40)
Sardenja 206 (+72)
Aosta Valley 215 (+50)
Trento 523 (+68)
Molise 46 (+18)
Basilicata 37 (+10)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




