Ndërkohë që ka mbyllur kufijtë dhe ka ndaluar eksportin e maskave apo ventilatorëve, Bashkimi Europain ka harruar një element shumë të rëndësishëm në strategjisë kundër koronavirusit: Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit janë lënë tani për tanimë të vetme përballë pandemisë globale, mes mungesës së maskave, tamponëve, dezinfektantëve por edhe stafit mjekësor, i cili ka emigruar drejt Gjermanisë.
Ndërkohë që Shqipëria pritet te nise prodhimin e maskave, Serbia ka vendosur të kërkojë ndihmën e vendit të vetëm që ka mjetet, por edhe njohuritë e nevojshme për të fituar luftën kundër koronavirusit: Kinës. Dhe ashtu si me Italinë, Kina është treguar e gatshme të ofrojë ndihmë të menjëhershme.
Ambasadori kinez në Serbi, Chen Bo, njoftoi të martën presidentin serb Aleksandër Vuçic se Pekini kishte aprovuar një donacion dhe kishte vendosur të dërgojë ekspertë për të ndihmuar Serbinë në luftimin e pandemisë koronavirusit.
Vuçic tha që Serbia nuk ishte ende në të njëjtën krizë si vendet e BE-së kur bëhet fjalë për koronavirusin, por që së shpejti situata do të përkeqësohej. Ai deklaroi se kishte kërkuar ndihëmën e BE-së, por i ishte mohuar.

“Solidariteti europian nuk ekziston. Kjo ishte një përrallë. Unë kam dërguar një letër të veçantë për të vetmit që mund të ndihmojnë, dhe kjo është Kina “, tha Vuçiq në 15 Mars, ditën kur u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në Serbi për shkak të koronavirusit.
“Serbia tani i kthen sytë nga Kina,” tha Vuçic.
“Për të shmangur një skenar të rastit më të keq, ne kemi nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Kjo është arsyeja pse unë po kërkoj që të na dërgoni gjithçka që mundeni. Paratë nuk janë problem, ne kemi nevojë për gjithçka, që nga maskat, dorezat dhe ventilatorët, fjalë për fjalë gjithçka, dhe mbi të gjitha kemi nevojë për njohuritë tuaja dhe njerëzit që do të ishin të gatshëm të vijnë këtu dhe të na ndihmojnë, “theksoi presidenti serb.
Ashtu si Serbia, edhe Shqipëria ka nevojë urgjente për maska dhe pajisje mjekësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ynë ka vetëm 140 ventilatorë. Bashkimi Europian ka parashikuar se koronavirusi mund të prekë rreth 70% të popullsisë së Europës, një skenar i papërballueshëm jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga një pjesë e madhe e vendeve anëtare të BE-së. Për vendin tonë, ku numri i maskave dhe ventilatorëve është i kufizuar, donacionet e jashtme janë jetësore. Por deri më tani, të paktën publikisht, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar ndihmën e Kinës.
Disa vende i janë drejtuar Pekinit, jo vetëm sepse ishte vendi i pare që u përball me epideminë e koronavirusit, por edhe për shkak të situatës së rëndë ku ndodhet Italia, e cila është e lënë prej më shumë se një muaji e vetme përballë koronavirusit.
“Ne jemi duke pritur për vëllezërit tanë kinezë. Pa ju, rezulton se Europa nuk të na mbrojë as ne as vetën. Serbia nuk e fsheh faktin që ne nuk mund të mbrohemi. Pa Kinën dhe vëllezërit tanë kinezë, ne jemi vetëm” tha Vuçic, duke iu bashkuar kështu zërave kritikë ndaj BE-së
“Të gjitha shpresat e mia personale janë tek Kina dhe presidenti i saj,” tha ai, duke theksuar se Serbia nuk po kërkonte para.
Ambasadori kinez i përgjigj Vuçiç duke thënë se “qytetarët e zakonshëm” në Kinë kishin reaguar shumë pozitivisht ndaj thirrjes për ndihmë të Vuçicit dhe se më shumë se 300 milion njerëz kishin parë videon ku ai kërkonte ndihmë.
Grupi i parë i ndihmave kineze në luftën kundër virusit ka mbërritur tashmë në Serbi, dhe përfshin tamponë edhe për testimet e COVID-19, të dhuruara nga Fondacioni Mammoth, një organizatë humanitare me qendër në Shenzhen. Operacioni i ndihmës u koordinua nga ambasada kineze në Beograd në bashkëpunim me qeverinë serbe. Numri i maskave që Pekini i ka dhuruar Kinës nuk është specifikuar.
“Solidariteti europian është përrallë”, tha Vucic.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë kapur të papërgatitura kur Komisioni Europian vendosi disa javë më parë të kufizojë eksportet e pajisjeve mjekësore jashtë Europës. Përpara vendimit të komisionit, Gjermania dhe Franca ndaluan eksportin e maskave dhe dezinfektuesve. Në këto kushte, shume vende të rajonit i kanë kthyer sytë nga Kina, e pati një prodhim masiv të maskave mbrojtëse pas shfaqjes së virusit në Ëuhan.
Presidenti serb tha për shembull se në vend që të dërgonin ndihma, shumë qeveri perëndimore kishin bërë presion ndaj Serbisë për të zvogëluar të importet e mallrave kineze dhe të rriste importit nga Europa. “Por tani të njëjtat qeveri nuk duan ta ndihmojnë Serbinë edhe në këmbim të parave”, tha ai.

Brukseli lëshoi një deklaratë pas kësaj, duke thënë se vendet e Ballkanit mund të bëjnë një kërkesë për furnizimin me maska dhe ventilatorë.
Më 17 mars, zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero tha se BE-ja po kërkonte për mënyra për të lidhur Ballkanin Perëndimor me iniciativat e ndërmarra nga BE në frenimin e pandemisë së koronavirusit.
“Në këto periudha të vështira, nevojitet solidaritet. Kjo nuk është koha për akuza polemike nga vendet e pabazuar “, tha Pisonero.
Ministrja serbe e integrimeve europiane, Jadranka Joksimović, i ka dërguar tashmë një letër Komisionit duke i kërkuar BE-së që të mundësojë rishpërndarjen e fondeve të pashpenzuara të IPA-së, për të luftuar epideminë e koronavirusit.
“BE duhet të kuptojë se ne jemi mjete të mjaftueshme për të përballuar epideminë,” tha ajo,
Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Europian gjithashtu lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje autoriteteve të BE që të mos e injorojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit.
“Duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen tonë të përbashkët europiane dhe në masat për të parandaluar dhe luftuar efektet e epidemisë,” tha nënkryetari i S&D, Kati Piri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




