Numri i të infektuarave në Itali ka tejkaluar 21 mijë persona, ndërsa rastet fatale po shkojnë drejt 1500 personave.
Autoritetet italiane njoftojnë se deri të dielën në mëngjes rastet e infeksionit kanë shkuar në 21.157, prej të cilëve 1441 kanë humbur jetën. Lajmi i vetëm i mirë është se për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në Itali, numri i personave të shëruar ka është dyfishuar brenda 24 orëve duke shkuar në 527 në total.
Ndërkohë, Greqia rritjen me rreth 30 raste në 24 orët e fundit. Autoritetet greke thanë se numri i personave të konfirmuar me koronavirusin e ri ka shkuar në 228. Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave, që ka shkuar në katër. Viktima e fundit është një 53-vjeçar, mjek i spitalit të Kozanit, që ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




