Portofol

Si do të veprohet për të shtyrë këstet e kredive

Institucioni financiar jo bankar, Kredo.al sqaron klientët e saj; biznese dhe individë për hapat që do të ndjekin në pamundësi të shlyerjes së kësteve të kredive si rezultat i situatës së krijuar nga koronavirusi.

kredo.al

“Gjithashtu për qytetarët, klientët dhe miqtë tanë, duam të bëjmë të ditur se Kredo.al që ka në themel të saj respektimin e ligjit dhe vendimarrjen e institucioneve shtetërore, mbështet dhe respekton plotësisht udhëzimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, në të cilën thuhet se  Banka e Shqipërisë mundëson të gjithë institucionet financiare që të bashkëbisedojnë me klientët e tyre, dhe të marrin parasysh të gjithë kërkesat e tyre, kur ata prezantojnë vështirësi në pagesat e kredisë gjatë këtyre 3 muajve sepse janë impaktuar nga efektet negative të bizneseve të mbyllura apo mospërfitim i pagës apo të ardhurave si pasojë e situatës së Covid-19. Institucionet Financiare ftohen që të marrin parasysh këto kërkesa konkrete, duke mos i penalizuar klientët me gjoba mbi vonesa dhe me klasifikim të keq në Rregjistrin e Kredive”, citohet në njoftimin e Kredo.al.

Për këtë arsye, sqaron institucioni financiar, që më 13 mars 2020, janë ngrirë tarifat mbi vonesën përgjatë këtyre ditëve që bankat dhe sportelet do të jenë të mbyllura dhe do të komunikojë me të gjithë klientët e saj për tu njohur me aftësinë e tyre paguese gjatë këtyre 3 muajve në vijim duke shqyrtuar çdo vështirësi me seriozitet dhe duke siguruar që asnjë klient mos të penalizohet në detyrimet e tij dhe në klasifikimin e statusit të kredisë kur evidentohet vështirësi pagese për shkak të situatës së covid-19.

“Për të gjithë ata qytetarë të cilët janë afektuar nga ky virus, janë në karantinë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë pagesa edhe më tej se data 17 mars, do t’u kërkonim që sipas udhëzimit të Bankës së Shqipërisë të bënit një kërkesë pranë institucionit tonë duke paraqitur arsyet dhe datën më të afërt të pagesës që ju mendoni të bëni në mënyrë që të mund të bëjmë rregullimet e duhura në tarifat për vonesë dhe klasifikimin e kredive të tyre pranë Rregjistrit Kombëtar të Kredive”, thotë kredo.al.

Kurse për qytetarët që kanë mundësinë, mund të bëjnë pagesat e detyrimeve të tyre online nëpërmjet e-banking në llogaritë përkatëse të Kredo Finance.                                                               

Një ditë më parë Banka e Shqipërisë mori një vendim në kushtet e gjendjes ku ndodhet vendi, për ti krijuar lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre për periudhën mars – maj 2020, që në rastet kur evidentohen paaftësi paguese të kredimmarrrësve të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen kryesisht me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione.

Këto ndryshime nuk parashikojnë shpenzime buxhetore dhe as kosto shtesë për subjektet e këtyre rregulloreve.

Vendimi nuk është për të gjithë qytetarët dhe bizneset në mënyrë taksative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë