Italia ndodhet në “shtet-rrethim”, por kjo nuk e ka ndaluar konfirmimin e më shumë se 1500 rasteve të reja brenda ditës.
Të infektuarit raportohen tani në të gjitha rajonet, duke e detyruar kryeministrin Xhupeze Konte ta vendoste të gjithë Italinë në karantinë. “Correre della Sera” shkruan se ka plot 10.140 persona të infektuar dhe tendenca është në rritje.
Po kush janë pacientët me koronavirus në Itali?
Të martën, Instituti i Lartë i Shëndetit u përgjigj ka zbardhur moshën dhe identitetet e të 663 viktimave të koronavirusit si dhe moshën e të gjitha pacientëve të infektuar.
Të rinjtë

Është e vërtetë që të moshuarit janë më të prekurit, pasi koronavirusi shfaqet në format më të dhunshme tek moshat e thyera (jo për çudi, viktimat deri më 4 mars, kishin moshë mesatare prej 81 vjec). Por rreth 5% e të sëmurëve, një shifër e jashtëzakonshme është nën 30 vjeç. E thënë ndryshme të paktën 420 të infektuarve në Itali janë nga grup-moshat e reja.
“Dhe përqindja mund të rritet nëse të rinjtë nuk sillen siç duhet” shpjegon kryemjeku i Milanos, Silvio Brusaferro. “Tek grupmoshat e reja virusi shfaqet ne forma më pak vdekjeprurëse, por ata mund të infektojnë të tjerët. Kjo është arsyeja pse ata duhet të ndjehen përgjegjës për jetën e të afërmeve të tyre”, shkruan ai.
Po ashtu, në një shënim, mjeku italian i kujdesit intensiv Giuseppe Nattino, nga provinca e Lecco në Veri të Italisë, ka ndarë një përmbledhje klinike të pacientëve që njësia e tij ka qenë duke trajtuar. Në një zhvillim alarmant, Nattino tha se është rritur numri i pacientëve në moshë të re, duke thënë se mosha e atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv arrin nga 46 në 83 vjeç.
“Ditët e fundit po kanë mbërritur shumë pacientë në moshë të re. Pasi virusi rrëzoi pjesën më të dobët e popullsisë, tani kemi pacientë më të rinj. E keqja është se ata po vijnë në spitale të mbipopulluara, të mbingarkuara me pak burime të mbetura”, thotë ai. Mosha mesatare e të prekurve në Itali është 65 vjeç.
Fëmijët

Koronavirusi prek edhe fëmijët, megjithëse në një përqindje minimale. Në Itali ka 43 fëmijë nga midis zero deti në 9 vjeç që janë infektuar. Ata përbëjnë 0.05% të totalit të rasteve të prekura.
Ndërkohë, 85 fëmijë nga 10-19 vjeç (1% e rasteve) janë konfirmuar po ashtu me koronavirus dhe 296 të rinj nga 20-29 vjeç (3.5% e rasteve) janë infektuar. Mosha mesatare e të prekurve në Itali është 65 vjeç. Shumica e të prekurve me Covid-19 janë në fakt burra: plot 62% të rasteve.
Numri i të infektuarve rritet së bashku me moshën:
- Ka 470 raste të moshës nga 30-39 vjeç (5.6%)
- 891 të moshës nga 40-49 vjeç (10.7%)
- 1,453 të infektuar nga 50-59 vjeç (17.4%)
- 1,471 të moshës nga 60-69 vjet (17.7%)
- 1,785 të moshës nga 70-79 vjeç (21.4%)
- 1,832 nga 80 vjeç e sipër (18.4%)
Si janë të sëmurët?
Statusi klinik është i disponueshëm vetëm për 2.539 raste (nga 10140 raste), por vijon si më poshtë:
- 518 (9.8%) nuk shfaqin simptoma
- 270 (5.1%) simptoma shumë të lehta, të ngatërrueshme me gripin
- 1.622 (30.7%) nuk dihet ashpërsia e simptomave pasi po qendrojnë në shtëpi
- 1,593 (30.1%) me simptoma të buta
- 297 (5.6%) me simptoma të rënda
- 985 (18.6%) ne gjendje kritikë.
12% e rasteve janë në kujdesin intensiv: një përqindje që ka ardhur duke u rritur. Sipas buletinit ditor të Mbrojtjes Civile në fakt, sot ka 877 persona që ndodhën në kujdesin intensiv,
Shumica e rasteve të raportuara në Itali kanë lidhje epidemiologjike me raste të tjera të diagnostikuara në Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto, zonat më të prekura nga epidemia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




