Analize

BE i jep 700 mln euro Greqisë që të strehojë refugjatët nga Turqia

Bashkimi Europian i ka premtuar Greqisë 700 milionë eurove, nëse pranon të strehojë mijëra refugjatët që po përpiqen të hyjnë në BE nga kufiri greko-turk.

Zyrtarët europianë i kërkuan Athinës që të zbatojë marrëveshjen e vitit 2016, sipas të cilës, duhet t’i mbajë emigrantët në tokën e saj në këmbim të ndihmës financiare të BE-së. Pasi Turqia vendosi të hapte kufijtë të shtunën e kaluar, më shumë se 10 mijë refugjatë janë mbledhur në kufijtë grekë, ku po përleshen ashpër me policinë.

Autoritetet greke kanë përdorur gaz lotsjellës kundër emigrantëve në pikën kufitare të Kastanshit, ndërsa rojet bregdetare janë përpjekur të ndalojnë anijet që transportojnë emigrantët në ishujt e Egjeut.

Charles Michel, Margaritis Schinas, Ursula von der Leyen, David Sassoli në Greqi më 3 Mars 2020.

“Situata në kufirin grek është përgjegjësi e Europës në tërësi” tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, një konferencë për shtyp në Kastansh, pasi vizitoi zonën me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe drejtuesit e Këshillit Europian dhe Parlamentit.

Von der Leyen njoftoi se BE-ja do t’i ofronte 700 milion euro Athinës për ta ndihmuar të përballonte krizën humanitare në kufijtë e saj.

Refugjatët përmbytin kufirin e Turqisë me Greqinë, Gazeta Si, 2020

Brukseli është i dëshpëruar për të shmangur një përsëritje të krizës së viteve 2015-16, kur më shumë se një milion emigrantë hynë në BE nga Turqia përmes Ballkanit, duke çuar në fuqizimin e partive të ekstremit të djathtë.

Për shumë njerëz, pamjet dramatike në kufirin greko-turk i ngjajnë krizës së refugjatëve 2015, kur refugjatë të dëshpëtuar i shpëtuan luftës, duke kaluar në Europë përtej Mesdheut.

“Ka pasur vetëm disa përpjekje sot (për të kaluar kufirin). Le ta shpresojmë që ata ta kenë marrë qartë mesazhin” i tha Reuters një oficer i ushtrisë greke që mbante armë me mitraloz në pikën kufitare të Kastajtanit.

Refugjatët përmbytin kufirin e Turqisë me Greqinë, Gazeta Si, 2020

Ushtria greke po patrullon zonën dhe rrugët përreth lumiy Evros përgjatë kufirit.
Kriza humanitare ka filluar të prekë gjithashtu edhe Qipron, ku një varkë që transportonte 101 emigrantë sirianë arriti në brigjet juglindore të ishullit.

Por, rastësisht ose kjo, kufiri që Turqia ndan me një anëtar të BE, Bullgarinë, është i qetë.

Kriza humanitare ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Athinës.

Mitsotakis akuzoi Ankaranë se kishte nxitur qëllimisht emigrantët që të shkonin drejt kufirit grek, të “promovuar axhendën e saj gjeopolitike dhe për të larguar vëmendjen nga situata në Siri”.

Ai gjithashtu tha që këta emigrantë nuk po largoheshin nga luftimet e fundit në provincën Idlib të Sirisë, por ishin njerëz “që kanë jetuar të sigurt në Turqi për një periudhë të gjatë kohore”. Shumë flasin rrjedhshëm turqisht, shtoi ai.

Refugjatët përmbytin kufirin e Turqisë me Greqinë, Gazeta Si, 2020

Fërkime edhe midis Sofjes dhe Athinës

Kryeministri bullgar Boris Borissov, i cili njihet për marrëdhëniet e mira me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shprehu shpresën se kriza mund të kapërcehet. “Ne kemi rënë dakord të punojmë me të gjithë vullnetin tonë për të zgjidhur konfliktin,” tha ai pas takimit me shefin e Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidenten e KE, Von Der Leyen në Sofje.

Borissov u takua me Erdoganin të hënën në Ankara dhe u sigurua se kufiri i Bullgarisë do të qëndrojë i paprekur.

“Nëse një vend nuk udhëheq një politikë të mençur, do të përballeni me një situatë si ajo në kufirin greko-turk”, tha Borissov gjatë takimit me presidentin Erdogan.

Refugjatët përmbytin kufirin e Turqisë me Greqinë, Gazeta Si, 2020

Komente të tij kanë acaruar edhe më shumë autoritetet greke. Duke iu përgjigjur deklaratës së tij që Erdogan nuk dëshiron të ulet në të njëjtën tryezë me Mitsotakis, qeveria greke e akuzoi Bullgarinë për “pazare të pista” me Turqinë.

“Bullgaria preferon pazare duke përdorur njerëz të dëshpëruar si mish për top. Tani ata na kujtojnë Ligjin Ndërkombëtar që e kanë shkelur sistematikisht ndër vite”, thanë burime pranë kryeministrit grek, duke iu referuat politikës së Borissov për t’i dorëzuar Ankarasë “gylenistët” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë