Shendet

Shqipëria ndër 40 vendet me shëndetësinë më të pasigurtë në botë

Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore për vitin 2019 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 39, me kapacitet të dobët nëpër spitale dhe qendra shëndetësore. Indeksi i Sigurisë në Shëndet,  përcaktohet në bazë të gjashtë kategorive kryesore si Parandalim, Shëndet, Ligje, Evidentim Sëmundje dhe Rrezik.

Sipas Indeksit duket se Shqipëria shënon 52.9 pikë, duke përcaktuar renditjen në vendin e 39-të nga 195 vende të monitoruara, ku vendi me numrin më të ulët tregon cilësinë më të dobët të shëndetësisë.

Shëndeti përcakton indikatorë si kapaciteti i spitaleve dhe qendrave shëndetësore, që paraqitet  me pikë shumë të ulëta.

Parandalimi

Në këtë kategori Shqipëria ka shënuar 43.8 pikë nga 57 që është përcaktuar mesatarja botërore. Vlerësimi është bërë nga monitorimi i gjashtë indikatorëve, si rezistenca antimikrobike, siguria bio, imuniteti dhe përdorimi përgjegjshëm i shkencës dhe sëmundjet e kafshëve.

Ligjet

Vendi unë ka shënuar 53 pikë, nën mesataren botërore të përcaktuar që është 65 pikë. Për sa i përket indikatorit të financimit, Shqipëria renditet në vendin e 108. Ndërsa për angazhimin ndërkombëtar është renditur në vendin 81. Ndërsa, për marrëveshjet ndërkufitare për emergjencat e shëndetit publik është vlerësuar në vendin e parë në botë.

Evidentimi i sëmundjes

Në këtë kategori Shqipëria ka arritur pikët më të larta. Nga 25 që është mesatarja botërore Shqipëria ka mbledhur pikët 74.4 në bazë të monitorimit të indikatorëve të ndryshëm. Një problem në këtë pjesë mbetet sistemi i laboratorëve dhe vëzhgimi dhe raportimi në kohë reale për sëmundjet.

Rreziku

Në këtë kategori vendi ynë ka shënuar pikë të ulëta për sa i përket infrastrukturës së përshtatshme shëndetësore, duke u renditur në vendin e 124. Gjithashtu për sa i përket sigurisë dhe politikave të ndërmarra Shqipëria pozicionohet në venin e 88-të.

Në rang rajonal, vendi ynë renditet më lart se vendet e tjera. Shqipëria është në vendin e 41, ndjekur më pas nga Mali i Zi në vendin e 68, Bosnja Hercegovina me vendin e 79 dhe  Maqedonia e Veriut në vendin 90.

Sipas raporti, vendi i cili mund të përballojë situatat e paparashikuara shëndetësore është SHBA-ja, e cila renditet në vend të parë. Më pas ndiqet  nga vende të tjera si nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Australia dhe Kanadaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë