Dritan Rexhepi mohon që të ketë gisht në grabitjen e Jan Prengës për çështje të pazareve të drogës. Nga burgu u Ekuadorit, Dritan Rexhepi, ose Gramoz Rexhepi ka dhënë një intervistë për Abc News, duke mohuar akuzat që i janë ngritur në adresë të tij për zhdukjen e Jani Prengës, i cili u mor peng për shkak të pazareve të drogës, ku kishte marrë e fshehur një sasi të konsiderueshme të kokainës që kishte marrë dhe aludohej se i përkiste një grupi mafioz në Ekuador.
Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito. “E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërise, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për t'u përdorur si kërcënim.
Por meqënese ju thoni se prokuroria ka thënë është filani që ka folur në tel dhe nëse ka tabulatet e atij qe ka folur në emrin tim, ta publikojë ose nëse ka identitetin e atij që ka folur ta publikojë që ta di edhe unë për çfarë bëhet fjalë se edhe mund ti ndihmoj nëse vërtetë është dikush që ka përdorur emrin tim”, shprehet Gramoz (Dritan) Rexhepi për gazetarin e Abc News, Artan Hoxha.
Rexhepi më pas thekson se "nëse rezulton e vërtetë se personi, për të cilin ju folët ka humbur jetën në rrethana të tilla, është me të vërtetë një ngjarje shumë e rëndë. Unë do t'i shprehja ngushëllimet e mia familjes dhe fëmijëve të Jan Prenges për atë që i ka ndodhur".
"Por e refuzoj kategorikisht përfshirjen time në këtë ngjarje. Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe nuk ka si të kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh në një burg të sigurisë së lartë në anën tjeter të botes, në Ekuador. Nuk ka asnjë provë që më lidh mua me këtë ngjarje. Nuk e di kush është kaq i interesuar nga ju në media, duke filluar që nga ju si gazetar apo dikush tjetër që të m'i bëj këto trillime pa patur asnjë akuzë zyrtare nga shteti dhe t'i fryjnë kaq keq pa arsye", thekson Rexhepi.
Ai gjithashtu hedh poshtë edhe akuzat se ka qenë porositë i 283 kg kokainë që është grabitur nga një kontenier bananesh që vinte nga porti Guajakil i Ekuadorit në portin e Portsmuthit në Angli. "Kjo është për të qeshur. Nuk e di në cilin film mund ta keni parë këtë gjë, por me nxirrni një provë të vetme që më lidh mua me këtë histori. Jam shumë kureshtar të shoh qoftë dhe një provë të vetme.
A e kuptoni që ndodhem në burg në fund të botës, i survejuar në çdo moment, ku çdo takim, telefonate është në pergjim nga autoritetet ketu? Këtu ku jam unë nuk punon asnjë lloj telefoni celular. Funksionojnë vetem telefonat me kabinë të burgut.
Kjo për faktin se midis bandave në burgjet Ekuadoriane janë bërë shume vrasjë dhe policia ka vendosur antena bllokuese duke nxjerrë jashtë përdorimit çdo telefon celular", thekson Rexhepi, duke shtuar se nuk njeh personin Ndrek Prenga pë të cilin pretendohet se është i përgjuar në bisedat telefonike.
Më tej ai shprehet se nuk ka asnjë akuzë konkrete nga prokuroria dhe se nga avokati i tij eshte në pritje vetëm për gjyqin në Gjykatën e Lartë. "Por me që ju thoni se prokuroria ka thënë është filani që ka folur në telefon dhe nëse ka tabulatet e atij që ka folur në emrin tim, ta publikoj, ose nëse ka identitetin e atij që ka folur ta publikojë, që ta di edhe unë për çfarë bëhet fjalë se edhe mund t'i ndihmoj nëse vërtet është dikush që ka përdorur emrin tim. Për këto gjera, tha ky, tha ai kam 15 vite nepër gjyqe në Shqipëri", thekson Rexhepi. Ai shton se ka bërë kërkesën për t'u ekstraduar në Shqipëri, por duhet të përfundojnë procedurat gjyqësore në Ekuador për të realizuar një gjë të tillë.
Sipas policisë, rrëmbimi i Prengës u bë nga tre grupe kriminale shqiptare që kishin porositur sasinë e kokainës nga Dritan Rexhepi. Ky i fundit pretendon policia ka zbuluar emrat e rrëmbyese tek vëllai i Jan Prengës pasi i kishte premtuar se do ta dorëzonin pengun nëse kthente një pjesë të kokainës.
Por, kur ka mësuar se rrëmbyesit e kishin vrarë Jan Prengën ai i thotë vëllait të Jan Prengës se rrëmbyesit e kishin prerë në besë dhe se do t’ja shpërblente duke thënë emrat e tyre. Prenga u mor peng nga grupi Hajri dhe Doçi dhe u dërgua në kompleksin Golden në Shijak. Ai vdiq si rezultat i dhunës së ushtruar dhe u nxor pa jetë nga kompleksi Golden. Trupi i tij nuk është gjetur akoma nga ana e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.