Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka prezantuar tri prioritet e saj kryesore, gjatë detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.
Video-mesazhi i saj është publikuar në faqen e “Facebook” të ambasadës së SHBA si dhe në “Twitter”-in e saj.
“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.
Kim ndër të tjera thekson se do të vijojë të nxisë zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet e vendit tonë për anëtarësimin në BE.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje