Pas votimit të qeverisë se re të Kosovës, Kuvendi në Prishtinë është mbledhur sërish për të zgjedhur kryetaren e re.
Me dorëheqjen e Glauk Konjufckës, nënkryetarja e LDK- së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani mori 65 vota pro. Ajo u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për formimin e qeverisë me LDK-në.
Në seancën për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.
Osmani u zgjodh në këtë post, vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e qeverisë së re të Kosovës, me Albin Kurtin kryeministër.
Osmani ishte nominuar nga partia e saj si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, të mbajtura vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




