Shqipëria ka marrë sot një tjetër sinjal pozitiv për hapjen e negociatave në pranverë. Gazeta gjermane “Handelsblatt” shkruan se ekziston një mundësi e mirë që negociatat e BE me Shqipërinë të hapen pas zgjedhjeve lokale në Francë.
Gazeta shkruan se Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është i bindur se Këshilli Europian do të vendosë më 26 mars për nisjen e negociatave. Kjo pasi atëherë, presidenti francez Emmanuel Macron do i ketë lënë pas zgjedhjet lokale në vend
Por ekspertët druhen se Franca mund të mos pranojë sërish nisjen e negociatave kaq shpejt, pasi ata nuk po i shpjegojnë popullsisë franceze se cilat janë përfitimet e procesit të ri të zgjerimit.
Të mërkurën, Komisioni Europian do të prezantojë modelin e ri të procesit të anëtarësimit.
Gazeta gjermane shkruan se më shumë bëhet fjalë për një makijazh sesa për ndryshime rrënjësore. Këto ndryshime kozmetike, thonë ekspertët, do të bëhen vetëm që Franca të duket mirë përpara popullsisë së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




