Duket se për Meryl Streep vitet janë thjeshtë numra. Aktorja e njohur e hollywoodit, vazhdon të mahnisë në çdo dalje.
Sukseset e saj në karrierën profesionale janë të panumërta, por ndonëse Streep renditet mes aktoreve më të suksesshme në kinematografinë hollivudiane, 69 vjeçarja rrëmben vëmendjen e të gjithëve edhe për një tjetër arsye. Stil, elegancë, dhe finese.
Këto janë shumë pak për të përshkruar paraqitjen e yllit e filmave në premierën e filmit Mamma Mia 2 në Londër. Fituesja e çmimit Oscar që luan rolin e Donës në të dy filmat, u shfaq e vetme në premierë ndërsa pozonte e qeshur për kamerat dhe përshëndeste fansat e saj. Aktorja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve e veshur me nje fustan blu me bel të lartë që i nxirrte në pah figurën e saj.
Streep kishte zgjedhur një palë vëthë të mëdhenj rrumbullak dhe një çantë të shndritshme ngjyrë portokalli, ndërsa për të kompletuar pamjen e saj, kishte vendosur një palë syze të zeza për tu mbrojtuar nga dielli ndërsa flokët e saj të mrekullueshëm bjond ishin hedhur prapa kurrizit.
Një stil për tu ndjekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.