Jete & Stil

Lufta 500-vjeçare e ishujve Faroe për të ruajtur gjuhën

Të vendosur mes Islandës dhe Skocisë, Ishujt e izoluar Faroe janë në një pozicion unik. Për vite me radhë, largësia e tyre i ruajti vendasit nga dora e sundimtarëve të tyre danezë.

Njerëzit e Ishujve Faroe  janë rritur me besimin se “ne mund të menaxhojmë fatin tonë “, tha Magni Arge, deputet i Ishujve Faroe në Parlamentin e Danimarkës.

Një përpjekje e madhe për pavarësi

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ishujt Faroe janë një arkipelag me 18 ishuj vullkanikë që dalin nga Oqeani Atlantik midis Skocisë, Islandës dhe Norvegjisë.  Me një trashëgimi Keltike dhe Vikinge – dhe një popullsi prej rreth 50,000 banorësh – ata janë gjysmë autonom, por ende nën varësinë daneze, pasi kanë qenë të udhëhequr nga Danimarka dhe Norvegjia për shekuj me radhë.

Banorët e ishujve Faroe kanë pasur një luftë të gjatë për vetëqeverisje, e cila kishte një pikë kthese gjatë Luftës së Dytë Botërore. Danimarka u pushtua nga nazistët, dhe ishte Britania që siguroi mbrojtje nga pushtimi gjerman për shkak të afërsisë së ishujve Faroe me Ishujt Shetland dhe kontinentin e Britanisë së Madhe. Në mungesë të plotë kontakti me Danimarkën për pesë vjet gjatë luftës, banorët e ishuljve filluan të krijojnë rrugën e tyre.

Gjatë dekadave të fundit, shumë njerëz të Faroe kanë ndërtuar një frymë të re pavarësie, duke përfshirë luftën jo vetëm për të mbajtur gjuhën e tyre amtare, por edhe për ta ndihmuar atë të lulëzojë.

Lufta për ta mbajtur gjuhën gjallë

Populli Faroez ka luftuar për të mbajtur gjallë gjuhën e tyre që prej shtypjes nga danezët, kur ishujt u bënë pjesë e Mbretërisë Danezo-Norvegjeze më 1380. Me Reformimin, kjo fortesë u përforcua dhe gjuha e pupullit të ishujve Faroe u ndalua plotësisht nëpër shkolla. Njerëzit nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të dorëzoheshin.

Ndërsa sundimi danez dominoi për shekuj me radhë, komuniteti faroez vazhdoi të fliste dhe këndonte në gjuhën e vet. Gjuha e shkruar që ata përdorin tani, formalisht është krijuar vetëm më 1846, dhe gjatë dekadave të ardhshme një rritje në ekonominë e ishujve, e shkaktuar nga peshkimi dhe fundi i monopolit tregtar danez, e shtoi më tej besimin kombëtar.

Me krijimin e lidhjeve më të mëdha me botën e jashtme në fund të viteve 1800, njerëzit filluan të pohonin integritetin e gjuhës së tyre, kurse gjuha Faroese e folur u bë një lëndë shkollore më 1912, e ndjekur nga gjuha e shkruar në vitin 1920. Pas themelimit të Rregullave të Shtëpisë (Home Rules)  në vitin 1948, Gjuha Faroese u njoh si gjuhë zyrtare e qeverisjes; megjithatë, gjuha daneze mësohet ende si një lëndë e detyrueshme nëpër shkolla, dhe të gjitha ligjet parlamentare të Faroesëve ende duhet të përkthehen në danisht.

Një kulturë e skalitur nga një botë e largët

Kultura, identiteti dhe gjuha Faroese janë skalitur pjesërisht nga klima e ashpër e ishujve të rrahur nga era. Nevoja për të punuar së bashku me qëllim mbijetesën u ka dhënë njerëzve të këtij ishullli një ndjenjë të madhe komuniteti dhe një refuzim të fort për ta braktisur këtë mënyrë jetese që i ka mbështetur përmes dimrave të rëndë, luftës dhe sëmundjeve.

Fermer dhe pronar  tokash Jóannes Patursson është brezi i 17-të i familjes së tij që jeton në fshatin Kirkjubøur. Një pjesë e shtëpisë së tij funksionon si  muze, dhe është dëshmi për mënyrat e dikurshme të jetës të praktikuara këtu, të tilla si peshkimi dhe blegtoria. Stërgjyshi i tij me të njëtin emër ishte poet dhe nacionalist, e si paraardhësit e tij, Patursson vazhdon të përpiqet për një shoqëri që i bën vendasit përgjegjës për të ardhmen e tyre.

Gjuha është aq e rëndësishme për të ashtu siç ishte për paraardhësin e tij poet, dhe ai mund t’ju tregojë emrin tradicional të çdo vegle peshkimi e gjuetie që është e shfaqur në muze. Shtëpia e tij ndodhet në krahë të kishës së Shën Olavit dhe ai shërben aty si kujdestar për shërbimin e meshës së të djelës duke përshëndetur famullinë në veshjen e tij kombëtare.

Një komunitet i bërë bashkë

Kirkjubøur është një nga vendbanimet më të rëndësishme të Ishujve Faroe. Jo larg nga kryeqyteti Tórshavn, është fshati më jugor në ishullin më të madh të Faroe, Streymoy. Gjatë kohës së mesjetës, ajo ishte qendra e jetës fetare dhe kulturore.

Dy pjesë të arkitekturës, të cilat mbizotërojnë bashkimin e  shtëpive të vogla prej druri, që tregojnë peizazhin, dëshmojnë për atë të kaluar. Rrënojat imponuese të katedrales Magnus të shekullit të 14-të qëndrojnë pranë kishës më të vogël të Shën Olavit, ose Ólavskirkja, e cila daton në fillim të shekullit të 12-të dhe i shërben ende komunitetit lokal.

Shumica e njerëzve mund të tregojnë brenda kishës se ku rrinin ulur  me prindërit e tyre në taë kohë kur ishin fëmijë, dhe jashtë gjithashtu ku prindërit e tyre po pushojnë. Shumë persona kujtojnë gjithashtu kohën kur duhet të luftoin për të pasur ndonjë shërbim fetar në gjuhën e tyre – vetëm në vitin 1961 Bibla e parë u botua në gjuhën Faroese.

Burri i njohur si ‘Fjalor’

Identiteti akademik i Jóhan Hendrik Winther Poulsen është rrënjosur fort në tokën Kirkjubøur. Nga St Olav ai mund të shohë përmes ujit Skopunin, fshatin e vogël ku u rrit. Qe Kirkjubøur dhe fati që ndihmoi atë të  martohej me të ëmblën e tij Birna, ku rriti katër fëmijë dhe u bë një ndihmë e madhe për komunitetin.

Ai mund ta ketë niur jetën në një fshat të vogël, por emri i Poulsen do të shkruhet me shkronja të mëdha në analet e historisë së Faroes. Tani në pension prej jetës së tij akademike, Poulsen njihet më së miri si njeriu që ka prodhuar për herë të parë në mënyrë absolute fjalimin e parë nga Gjuha Faroese në Faroisht, duke fituar pseudonimin Orðabókin (Fjalori), dhe fëmijët e tij monikers sonur Orðabókina (bir i Fjalorit) ose dóttir Orðabókina (vajza e Fjalorit)

Akademiku Poulsen me familjen

Në fund të viteve 1960, akademiku dhe poeti Christian Matras i kërkoi Poulsen të kthehej nga SHBA, ku ai po mësonte gjuhë skandinave. Matras kishte shkruar një fjalor Faroes-Danisht në 1961, dhe donte ndihmën e Poulsen për të krijuar një fjalor që të përdorej vetëm për kuptimet e fjalëve Faroese. Një fjalor i tillë ishte hapi jetik i ardhshëm për Faroezët që të mbanin gjuhën e tyre. Dhe kështu, për 30 vjet, deri në botimin e fjalorit në vitin 1998, Poulsen punoi me një ekip linguistësh në Universitetin e Tórshavn për ta përfunduar atë.

“Ti e kupton , që ne Faroesët jemi puritan, në na pëlqen të kemi fjalët tona,” tha  Poulsen.

Fjalë të vjetra për gjëra të reja

fjalori

Por, për të përpiluar fjalorin, Poulsen kishte nevojë për fjalë të reja Faroe në mënyrë që të përshkruante gjëra  të tilla si teknologjia moderne , të cilat nuk ekzistonin kur danishtja u bë gjuha zyrtare e ishujve.

Ai krijoi fjalë të reja duke përdorur lidhjet me një mënyrë më të vjetër dhe pastorale të jetës – si skiggi për ekranin e kompjuterit, për shembull, një fjalë e vjetër e Faroeset që përshkruan përshkruan zorrën e deleve dikur për të mbajtur shiun nga oxhaqet ; dhe flöga për CD, e cila rrjedh nga praktika e rrafshimit të barit të korrur.

Përgjatë punës së tij për fjalorin, Poulsen preznatoi një emision radiofonik ku diskutoi dhe adresoi çështje në lidhje gjuhën Faroese. Ai u kërkoi dëgjuesve të dërgonin fjalë Faroese nuk përdoreshin më rëndomë. Ai u befasua me reagimin entuziast të njerëzve. Edhe sot, njerëzit e ndalojnë atë në rrugë duke i dhënë nga një fjalë të re, dhe ndonjëherë ai merret me fjalë që janë shfaqur shumë kohë pas daljes së tij në pension – si gjeymi përshembull që i korresponodn USB-së.

Një jetë me këngë dhe kërcime

Përpara se të lindtte fjalori, Faroezët kishin mënyra të tjera për ta mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Ndërsa gjuha e tyre nuk flitej në gjykatë, kisha apo shkolla, banorët e ishullit vazhduan të bisedonin midis tyre në gjuhën Faroeze. Ashtu si islandezët, ata kanë një traditë të forte të gjuhës së folur dhe një trashëgimi baladash dhe tregimesh epike që janë burim i krenarisë kombëtare.

Ne valle tradicionale

Të radhura me origjinë prej Francës dhe pjesëve të tjera të Europës në shekullin e 13-të, vallet e tyre mbijetojnë edhe sot. Ata u mundësuan banorëve të ishullit të bashkoheshin, t’i lidhnin duart si një komunitet i vetëm duke treguar rrëfime për fillimet e tyre të një jete përapra se të shkruhej gjuha, me motin e ashpër dhe duke u mbledhur brenda në ngrohtësi rreth zjarrit dhe ushqimit.

Dhe ndërsa disa nga baladat, apo kvæði, janë si në danisht dhe në gjuhën Faroeze sigurisht, banorët e ishullit i kanë mbushur ato me aq shumë dialekt dhe intonacion të tyrin saqë një Danez do ta kishte të vështirë të njihte disa prej fjalëve të tyre.

Jeta e gjallë e një fshati

Një udhëtim i shkurtër me traget nga Tórshavn në Streymoy një vend i vogël, me tokë të gjelbër në Sandoy. Në anën juglindore të ishullit është Dalur, një komunitet në zemër të kvæði. Këtu, baladat janë parë si zemra e gjaku i fshatit, duke u kënduar dhe vallëzuar për qindra vjet.

Aty ka një pistë të hapur për vallëzim, kështu që kur vallet tradicionale kulmojnë ndihet fuqia e grupit që lëvizsë bashku, ndërsa dyshemeja rezonon me çdo hap ritmik.

Njerëz të modës

Në raste të veçanta, si vallet tradicionale, veshjet kombëtare gjithmonë favorizohen. Veshja është një pjesë e fortë e kulturës Faroese dhe shumë njerëz i veshin ato për fotot familjare, shërbimet speciale në kishë dhe në fund të korrikut për Ditën Kombëtare të tyre.

Pavarësisht nga ishujt që përbëhen nga një numër vendbanimesh të largëta, njerëzit këtu janë çuditërisht të dukshëm dhe shumë elegant, duke kombinuar thurjet e dimrit me jelekët dhe xhaketat e qëndisura tradicionalisht për një pamje eklektike dhe plot ngjyra. (Designers trikotazh Gudrun & Gudrun, i cili krijoi pullover për karakterin e vrasjes Sarah Lund, janë të bazuara në Tórshavn.)

Një tokë që mbështet

Duke pasur parasysh klimën e vështirë, për të mbajtur veten gjallë, ka qenë e pamundur të linin në harresë traditat dhe gjuhën e tyre. Por populli i këtyre ishujve ka gjetur mënyra për të përparuar, duke përdorur shtresën e hollë të tokës së lartë për të rritur patatet e tyre të çmuara, duke përdorur mirë detet dhe kafshët e egra.

Gjatë shekujve, banorët kanë mësuar të jetojnë në mënyrë të qëndrueshme, duke marrë vetëm atë që kanë nevojë nga natyra, aspak më tepër. Ushqimi gatuhet i freskët, dhe në sasi të vogla  që të mos hidhet. Delet lodrojnë lirshëm mbi kodrat e gjelbërta dhe kullosin në çdo anë, e ndonjëherë ato ulen poshtë në kullotat e shkëmbinjve për të siguruar që çdo copë toke të përdoret në mënyrë efektive.

Ashtu si parardhësit e tyre, banorët e ishullit janë shumë të dhënë pas zahireve të dimrit.

zahire

Edhe ata që banjo në ndërtesat moderne në Tórshavn zakonisht kanë një qilar në të cilin mbajnë ushqimet për stinën e ftohtë dhe të ashpër të dimrit.

Ishujt Faroe janë bërë të njohur edhe për ekspertizën e tyre në fushën e kulinarisë.

Për së jashtmi mund të ngjajë me një bukuri tipike fshatare, me çatitë e bardha dhe me strukturën tipike prej druri, por restoranti Koks ndodhet edhe në Instagram, dhe bën pjesë në kategorinë e cilësisë që ka merituar yjet Michelin. Restoranti përdorur përbërës tradicionalë përfshirë peshkun e tharë. Ka edhe një numër restorantesh në buzë të detit, si Barbara Fish House dhe Skeiva Pakkhús, i sapo hapur, që janë të specializuar për gatime  peshku dhe ushqim deti në një mjedis më të orientuar kah familja.

Një mënyrë e pavarur për të peshkuar

Populli Faroes është i njohur për guximin në det dhe kanë një numër të konsiderueshëm të oficerëve në Marinën Daneze, sipas Magni Arge, deputet i Ishujve Faroe në Parlamentin danez. Shumë vendas jetojnë nga peshkimi në ujërat e Atlantikut të Veriut; në fakt, ekonomia e FaroeS është e varur nga peshkimi, me oqeanin përreth që ofron kushte të shkëlqyera për salmonin, si dhe një industri të re të algave.

Vendasit janë krenarë për të qenë në gjendje të përcaktojnë kuotat e tyre – një nga arsyet që ata kurrë nuk kanë qenë pjesë e BE-së, pavarësisht se Danimarka është nënshkruar në vitet 1970.

Një kushtetutë e re në horizont?

Ishujt Faroe kanë një histori të gjatë diskutimi, demokracie dhe qeverisje, e Tinganët e kryeqytetit Tórshavn pretendohet nga Faroesët se janë një nga vendet më të vjetra të mbledhjeve parlamentare në botë. Ndërtesa e tanishme nodhet në vendin e parlamentit të parë Viking që erdhi pak pas 900 –ave përpara Krishtit.

Detyra e tanishme për të shkruar kushtetutën e vet është faza e ardhshme e lëvizjes drejt asaj që shumë prej Faroesëve shpresojnë se do të jetë vetëqeverisja, megjithëse kjo është një çështje e diskutueshme për disa, duke marrë parasysh se sa shumë ndihma financiare janë marrë nga Danimarka.

Megjithatë, Faroesët po mbajnë një sy të mbyllur duke parë se ç’ndodhi me Katalonian në dëshirën e saj për pavarësi, si dhe Britaninë pas Brexit. Separatistët mendojnë se pavarësia është një çështje e tejkaluar, megjithëse për shumë syresh, çështja e taksave nëse ata do të humbnin mbështetjen e Danimarkës u jep më shumë se argument të mjaftueshme për të mbajtur disa nga lidhjet me të. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, lufta për të mbajtur gjuhën Faroese të gjallë, që merr frymë lirisht do të vazhdojë .

“Çdo gjë e kishte emrin e lidhur në gjuhën e vjetër të Faroes, dhe nëse ata humbasin gjuhën, me shumë gjasa do të humbasin edhe aftësinë për të jetuar këtu, ” tha Patursson./BBC/Sabina Veizaj

http://www.bbc.com/travel/gallery/20180710-the-faroe-islands-500-year-old-fight-to-save-its-language

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë