Nga Charlote Gush -“Më pëlqejnë qimet e sqetullave të tua! Jam përpjekur të rris të miat”, bërtiste një vajzë shumë entuziaste dhe me shumë gjasa e dehur, ndërsa po zbrisja nga shpatullat e një miku në mes të turmës, në një festival muzike.
“Faleminderit”, ia ktheva, duke u ndier në siklet. Ndryshe nga “flokët e tua duken bukur” (përgjigjet e mundshme: “Faleminderit, sapo i kam prerë”, “Vërtet? Nuk kam bërë asgjë ndryshe,”, “O Zot, jo nuk është e vërtetë, por faleminderit”), nuk ka model sesi t’i përgjigjesh një komplimenti rreth qimeve të trupit, për të cilat shumë njerëz besojnë se as nuk duhen vënë në dukje as të diskutohen. Mund të kisha qenë më pak kundërvënëse ndaj një tip hipije që njihja në universitet ( kur kishte një dije reciproke se ishim kundër Burrit në kuptimin e gjerë ), por ndaj një 20-vjeçareje në një festival një ditor në qytet? Kohët po ndryshojnë.
“Mbajtja e qimeve të trupit është një zgjedhje filozofike dhe feministe, jo estetike. Nuk kam sqetulla dhe këmbë leshtore që të dukem ekscentrike apo në modë. I lë qimet natyrale aty ku janë, sepse dua ta pranoj veten dhe trupin siç është.”
Ndryshimi është i mirë. Në epokën digjitale, me establishmentin e medies tradicionale që më parë kishte një kontroll të pakapërcyeshëm mbi trupin e grave dhe standardet e bukurisë- tanimë në pension-kultura e të rinjve ka krijuar një përfaqësim se nuk po vijon me modën e vjetër. Qysh prej fillimeve të 2010-ës, revista feministe DIY si Polyester kanë paraqitur një vizion më radikal dhe përfshirës të bukurisë: një vizion plural që tremb fantazmat e turpërimit të trupave të shëndoshë, turpërimit të femrave, transfobinë, racizmin dhe çdo lloj çudi rreth funksioneve trupore si menstruacionet apo çështjeve të lëkurës si aknet dhe sprijat.
Një matje e suksesit të tyre është sesi estetikës i prin kultura komerciale- nëse jo gjithnjë mesazhi. Sot, në fluskën e këndshme liberale, edhe pse të vogël, kemi krijuar për veten në Londër dhe në qytete të tjerë të mëdhenj, duke shfaqur të papriturat qime të trupit dhe tani është bërë e pranueshme. Ose ë paktën kolegët tuaj e dinë se duhet të jetë kështu, edhe nëse nuk mund ta largojnë vështrimin.
Por le të jemi realiste. Flluska është e vogël. Shumë e vogël. Qimet e sqetullave janë bërë shumë më të pranueshme qysh se Julia Roberts i shfaqi të sajat në premierën e filmit Notting Hill, në Londër më 1999-ën, gjë që mbushi titujt e gazetave ndërkombëtare. Por kur artisja Arvida Byström u shfaq në reklamën e Adidas-it me qimet e këmbëve e saj të vënën e pah në fund të vitit të kaluar, ajo mori kërcënime për përdhunim në rrjetet sociale. Dhe pavarësisht se e djathta e re do ju bëjë të besoni, edhe në Londër, nuk është një strehë e plotë për ata që sfidojnë dukshëm heteronormativën. Vetëm një ditë më parë, një burrë i ulëriti në mënyrë abuzive njërës prej kolegeve të mia dhe të dashurës së saj se ishin kapur për dore në rrugë. Gratë trans i frikëson dhunës dhe vrasjes. Njerëzit në kryeqytet mund të jenë më pranues krahasuar me shumë vende të tjerë, por ende mund të të ngjallin frikë dhe të jenë të rrezikshëm nëse nuk futesh dot në pritshmërinë e ngushtë të dikujt në mënyrën sesi duhet të dukesh dhe të sillesh.
Ndërsa qimet e trupit të femrave ngadalë kanë fituar më shumë kohë në ekran dhe në reklama, bëhet më e lehtë për një individ të bardhë, cisgender, me trup të aftë si unë ta shfaqë në jetën e vërtetë, mes miqve të mirë krahasimisht mendjehapur dhe në punën time si botuese feministe. Ky është privilegj. Për gratë transgjinore, qimet e dukshme të trupit mund të çojnë në kërcënime nga fanatikes. Juno Roche thotë: “Gratë transgjinore me qime nuk etiketohen si “leshtore” – bëhemi shënjestër e vërtetë, shpesh për abuzim dhe dhunë, për shkak se njerëzit na lexojnë si “burra që hiqemi si gra.”
Si një njeri që shihem nga të tjerët si një grua leshtore, nuk kam shumë gjasa të përballem me këtë lloj dhune dhe abuzimi. Është një pozicion i privilegjuar, por nuk e bën këtë të lehtë si një shëtitje në park. Nuk do e harroj kurrë kohën, vite më parë, kur një mik i afërt, u zmbraps dukshëm kur pa qimet e sqetullave të mia dhe më pyeti, si me shaka “Pse nuk mundesh të jesh normale?” Për pjesën më të madhe të dimrit, dukem “normale” – qimet janë të mbuluara me rroba, kështu që askush nuk mund ta dallojë. Por me të ardhur vera, dhe joshja e fundeve modernë dhe fustaneve të lehtë, papritmas e pyes veten nëse do të kishte qenë më e lehtë sikur t’i rruaja. Thjesht për t’u dukur “normale”. Nuk ka zgjidhje magjike për mënyrën sesi e shtyn atë frikë dhe pasiguri. Po, mund të kishte qenë më e pëlqyeshme të merrje trenin e të mos tërhiqje vështrimet e të rriturve, të mos të të merrnin në gojë çiftet heteroseksuale, apo të të shkrepnin vjedhurazi fotografi nga njerëz, të cilët nuk e kanë zbuluar ende se ekranet e telefonave reflektojnë në xhamin pas tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.