Lajme

Bizneset shqiptare larg hapave të kohës së shitjeve on line…

Interneti në botën e zhvilluar është kthyer në një dyqan shumë të suksesshëm shitjesh, i cili ofron shpejtësi maksimale përpos cilësisë. Madje shumë firma të njohura si H&M, Zara, etj po shkurtojnë zinxhirët e tyre fizikë të shitjeve duke e transferuar furnizimin on line.

 

Për të mos shkuar më tej me zhvillimin galopant të teknologjisë kur një pjesë po mendojnë që aspektin teknologjik ta vendosin në vend të parë përpara prodhimit.

 

Shqiptarët janë adoptuar me këtë sjellje duke blerë në dyqanet on line të firmave të huaja, por bizneset shqiptare nuk e reflektojnë këtë zhvillim teknologjik krahasuar me vendet e zhvilluara.

 

Sipas të dhënave zyratre të Institutit të Statistikave në 2017, vetëm 7,7 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, nga 7,1 % që ishte vitin e kaluar. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,8 %, pasuar nga transporti dhe magazinimi me 25,2 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 14,1 %.

 

shitjet on line

 

Në vitin 2017 , media sociale (Facebook, Linkedln,Twiteer, Youtube, etj.) është përdorur nga 46,8 % ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 38,9 % që ishte në vitin 2016. Gjatë 2017, në 79,6 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve (p.sh. për reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) nga 89,1 % që ishte në vitin 2016.

 

20,0 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur median sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndermarrjes nga 18,2 % që ishte në vitin 2016.

 

A ka ardhur koha që bizneset shqiptare të ndryshojnë mentalitetin në përputhje me kërkesat e klientëve të cilët I përshtaten më shpejt trendit të kohës dhe sjelljes konsumatore në vendet e zhvilluara?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë