Sipas një studimi të fundit një molekulë që gjendet në sistemin tonë imunitet mund të vrasë qelizat kancerogjene. Shkencëtarët në kolegjin universitar King’s në Londër ekspozuan tumoret ndaj proteinës lidhëse β-galaktozide (βGBP) në laborator dhe zbuluan se ajo ka veti të shtypë tumorin, duke shkaktuar më pas vetëvrasjen e qelizave malinje.
βGBP gjithashtu mendohet se e bën tumorin më të dukshëm për sistemin imunitar, duke bërë kështu të mundur që të gjendet më lehtë nga mjekët dhe të kurohet më shpejt, njëkohësisht edhe duke parandaluar rikthimin e tij në organizëm.
Shkencëtarët besojnë se studimi i tyre “mund të hapë një mundësi të re për terapitë kundër kancerit, që do të ishin një hap shumë i rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundje.
Kanceri në mbarë botën është cilësuar si sëmundja e shekullit, por fatmirësisht hulumtimet e ndryshme kanë ndihmuan në trajtimin e zhvilluar të saj.
Kimioterapia, është një nga terapitë më të përdorura për kancerin e cila vret qelizat malinje duke ndaluar riprodhimin e tyre. Sidoqoftë, procedura mund të shkaktojë efekte anësore të keqe, si të vjellat, lodhjen dhe humbjen e flokëve. Gjithashtu nuk funksionon për të gjithë pacientët.
"Në të kundërt nga kimioterapia, proteina anti-tumorale e βGBP është selektive dhe nuk është e dëmshme për qelizat normale. βGBP është efektiv kundër qelizave më agresive të kancerit," tha autori kryesor i studimit Livio Mallucci.
Ekspertët e kryen eksperimentin tek minjtë dhe trajtimi doli shumë i suksesshëm. Ata janë shprehur gjithashtu se ky proces është më i vështirë, por më funksional.
“Si një përbërës natyror i rrjetit imunitar kundër kancerit, ndryshe nga indikatorët farmakologjikë që mbartin toksicitetin dhe pasiguri, beta-GBP nuk ka veti të dëmshme,” shton Mallucci
Ekspertët shpresojnë që në një të ardhme të afërt të ketë hulumtime më të detajuara për proteinën, pasi do të ishte një ndër arritjet më të mëdha në mjekësi./Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.