Çdo duhanpirës është i ndërgjegjshëm për pasojat e vesit të tij, pasojat për të dhe për të gjithë ata që e rrethojnë.
Megjithatë, një nxitje finale për të lënë duhanin, gjithmonë është e nevojshme. Që nga librat për lënien e duhanit, çamçakëzat dhe hipnoza, këto reklama anti-duhan supozohet të jenë ndërtuar duke e patur parasysh publikun e tyre.
Nga imazhet grafike të shkatërrimit që shkakton duhanpirja për tu bërë thirrje fëmijëve të duhanpirësve - këto reklama i kanë provuar të gjitha përpjekjet.
Por a i ndihmojnë këto reklama njerëzit për të lënë duhanin?
Edhe pse përgjigjja nuk është thjesht një jo apo një po, studime të shumfishta të kryera dekadën e fundit kanë treguar që fushatat kundër-duhanpirjes herë kanë funksionuar disi dhe herë kanë dështuar.
Për dekada, kompanitë e tregtimit të cigareve kanë publikuar fushatat për parandalimin e duhanpirjes tek të rinjtë, sa herë që janë përballur me ligjin, rregullat, që ata janë në dijeni se duhet të reduktojnë fenomenin e duhanpirjes.
Sipas disa ekpertëve ndërkombëtarë të fushës së marketingut, fushatat e tyre të fundit që synojnë rininë dhe prindërit e tyre, janë thjesht mishërimi i fundit i përpjekjeve të marrëdhënieve publike pak të maskuara për të ndikuar në opinionin publik dhe krijuesit e politikave sesa sjelljen ndaj duhanit.
Raporti i Kirurgut të Përgjithshëm të vitit 2012 për parandalimin e përdorimit të duhanit tek të rinjtë rezultoi se: "Aktivitetet dhe programet e kompanive të duhanit për parandalimin e pirjes së duhanit tek të rinjtë nuk kanë pasur ndikim në duhanpirjen tek të rinjtë".
Pas dekadash përpjekjeje, tre gjëra janë të qarta:
Asnjë fushatë e kompanive të tregtimit të cigareve nuk ka prodhuar ndonjëherë ndonjë evidencë se parandalon fëmijët dhe të rinjtë nga pirja e duhanit ose ndihmon duhanpirësit të heqin dorë. Në fakt, provat konfirmojnë se këto reklama janë joefektive dhe madje mirëfunksionojnë për të inkurajuar fëmijët e të rinjtë që të pinë duhan.
Qëllimet e fushatave të industrisë së duhanit nuk janë të reduktojnë pirjen e duhanit, dhe objektivat e fushatave nuk janë fëmijët ose duhanpirësit në tërësi. Dokumentet e vetë kompanive të duhanit zbulojnë se këto fushata janë thjesht pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për të bindur politikëbërësit të mos zbatojnë ato politika dhe programe që në të vërtetë zvogëlojnë përdorimin e duhanit.
Kompanitë e duhanit kanë rritur shpenzimet e tyre të marketingut që promovojnë pirjen e duhanit, shumica e tyre në mënyra që ndikojnë të rinjtë për të pirë duhan.
Ata shpenzojnë miliona dollarë shtesë të pakuptuara për të kundërshtuar taksat e duhanit, ligjet pa duhan, fondet për programet gjithëpërfshirëse të parandalimit të duhanit, dhe politikat e tjera të kontrollit të duhanit, të cilat janë vërtetuar se zvogëlojnë pirjen e duhanit tek të rinjtë dhe të rriturit dhe / ose mbrojnë të gjithë nga dëmet e tymit të duhanit për ata që e marrin në mënyrë pasive nikotinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.