Mode

Moda e burrave, ajo që gratë absolutisht nuk e pëlqejnë

Në fillim ishin sandale me çorapet e bardha dhe pantallonat treçerekshe që mbanin vendin e nderit të asaj që gratë me të vërtetë nuk i durojnë dot në një look mashkullor. Por fusha është e mbushur me shumë “kurthe” të vogla dhe nuk implikon vetëm atë që mund të kishit në garderobën dhe të zgjidhni mes veshjeve atë më të veçantën për një event special…

Këmisha e hapur – I keni kushtuar ndonjëherë vëmendje të veçantë kopsave të këmishës? Sa prej tyre mund të qëndrojnë të hapura? Sugjerimi është të të mos mbash hapur më shumë se dy-tre komça maksimumi dhe vetëm në situata jo formale.
Një dekolte shumë zemërgjerë mund të ketë një efekt të caktuar, megjithatë, nuk rekomandohet.

Pantallonat e shkurtra? – Edhe pse koleksionet e fundit të meshkujve kanë “çdoganuar” pantallonat e shkurtra elegante, pantallonat e shkurtra mbeten përherë një veshje kontroversale për tu veshur edhe në raste të veçanta. Varet gjithmonë nga rrethanat, por, që të mos jeni në mënyshje, në takimin e parë më mirë të mos i vishni.

Çanta e belit – Në pasarelat e kësaj stine janë parë lloje të ndryshme por rekomandohet ajo që vendoset në shpatull.

Disa maniera të vjetra, por të mira –Çështja nuk kufizohet vetëm tek ajo që mund të veshësh ose jo, por përfaqëson diçka më të gjerë: atë të manierave të mira.
Burri elegant përfaqësohet nga sjellja: kufizon në maksimum përdorimin e celularit gjatë një darke apo mbrëmjeje, në intimitet ose thjesht në shoqëri të dikujt ose disave, përpos të tjerave, është shenjë e një edukimi të mirë që tregon njëkohësisht respekt ndaj të tjerëve. Nuk tregohet egoist dhe egocentrik duke u ekspozuar në rrjetet sociale në çdo kohë dhe me çdo kusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë