Shendet

Studimi: Shtatzënat marrin acid folik më shumë se sa duhet

Një e treta e grave shtatzëna po marrin acid folik më shumë se sa ata kanë nevojë, ka zbuluar një studim i publikuar ditën e premte. Pavarësisht zellit të tyre për të marrë shtesat e domosdoshme gjatë shtatzënisë, shumë prej tyre nuk plotësojnë ushqyesit e tjerë si vitaminat A, D, E dhe B6, si dhe zinku, magneziumi dhe kalciumi, të cilat janë mjaft të rëndësishme për shëndetin e bebes.

Gratë që marrin vetëm acid folik në shtatzëni dhe jo ushqyes të tjerë, është zbuluar se janë të prirura të sjellin në jetë foshnja të cilët vuajnë nga problemet me shtyllën kurrizore. Nëse nuk merrni sasinë e duhur të lëndëve ushqyese mund të çojë në lindjen e një bebeje me dëmtime nervore. Shkencëtarët e Universitetit Purdue po këshillojnë që mjekët të rishikojnë dhe të qartësojnë rekomandimet ushqyese për gratë shtatzëna për të ndihmuar që gratë të sigurojnë ushqim të balancuar – dhe të mos hedhin para në shtesat e tjera më shumë se sa kanë nevojë.

Vitaminat prenatale ndihmojnë që gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre në zhvillim të jenë të shëndetshëm – por shumica janë duke marrë shumë acid folik dhe hekur, dhe jo ushqyes të tjerë

Ne të gjithë kemi nevojë për folatë, një formë e vitaminës B që përmbahen në acid folik, por është veçanërisht e rëndësishme për gratë shtatzënë të marrin edhe ushqyes të tjerë.

Vetëm katër javët e para të shtatzënisë – para se shumica e grave e dinë se kanë një embrion – ndodh një proces i rëndësishëm i zhvillimit të foshnjë, tubi nervor.

Tubi nervor do të bëhet i gjithë sistemi qendror nervor, duke përfshirë kurrizin dhe trurin. Por nëse nuk mbyllet siç duhet, fëmijët mund të kenë probleme.

Në mënyrë që tub të mbyllet siç duhet, trupi i nënës duhet të jetë i aftë të krijojë mjaft qeliza të reja.

Foletë, ose acid folik, është thelbësore për të siguruar që kjo të ndodhë. Ushqimet si arra, fasulet dhe zarzavate me gjethe si spinaq natyrisht përmbajnë folate, ndërsa kompanitë shtojnë lëndën ushqyese në disa ushqime ‘të pasuruara’, si drithërat, dhe pasta.

Shumica prej nesh mund të konsumojnë acid folik të mjaftueshëm përmes dietave tona për të na mbajtur të shëndetshëm, por gratë kanë nevojë për një nxitje shtesë për të mbështetur zhvillimin e një embrioni dhe mund të jetë më shumë sesa ata mund të marrin vetëm nga dieta.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon që gratë të fillojnë të marrin 400 mikrogramë të acidit folik për të paktën një muaj para se të mbeten shtatzënë.

Gratë shtatzëna në mënyrë tipike duhet arrijnë nivelet e rekomanduara të marrjes së ushqyesve ditore duke marrë vitamina prenatale të rekomanduara nga mjekët e tyre.

Këto vitamina janë të mbushura me bollëk me një mori të ushqyesve, përfshirë kalciumin, hekurin dhe acidin folik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë