Kohët e fundit, qytetarët britanikë që vuajnë nga dhimbjet kronike që shkakton gjendja e migrenës, po bëjnë thirrje që medikamenti, i cili “mund t’ju ndryshojnë jetën” të vihet në dispozicion të njerëzve falas nëpërmjet Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Një injeksion në muaj i medikamentit të quajtur Erenumab, është shërben për të zvogëluar numrin e episodeve të dhimbjes që shkakton migrena. Shumë prej pacientëve e kanë cilësuar këtë medikament tepër efektiv, i cili do të lehtësojë jetën e shumë personave.
Medikamenti u miratua gjatë muajit prill të vitit të kaluar në Skoci, por drejtori i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli, nuk e pranon që ky medikament të jepet falas për shkak se ka kosto të lartë. Trajtimi i ri, i cili është zhvilluar nga shkencëtarët britanikë dhe u financua nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, ka qenë në dispozicion të njerëzve që prej shtatorit, por ata duhet ta blinin duke paguar një kosto prej 386 mijë paund në muaj. Pacientët janë shprehur se erenumab, medikamenti i cili shitët nën emrin e kompanisë “Aimovig”, ka aftësinë të ndalojë plotësisht dhimbjet e migrenës, duke pakësuar episodet e dhimbjeve e kështu duke lehtësuar jetën e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.
Nathan Gayle, 28 vjeç, tregon se përjeton rreth njëzet episode të migrenës në muaj.
“Kur kam dhimbje, dua të qëndroj me sytë mbyllur, nuk duroj dot asnjë zhurmë, bëhem nervoze për çdo aromë ndjej dhe nuk kam fuqi të çohem nga krevati. Unë kam provuar shumë lloje medikamentesh, por nuk kam gjetur asnjë që mund të më ndalojë dhimbjen e kokës. Nëse Aimvig do të vihet në dispozicion për të gjithë njerëzit, kjo gjë do të ndryshojë jetën time,” shprehet ajo.
Një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Shëndetin është shprehur se mendohej që këtë javë do të apelohj vendimi për shitjen e këtij medikamenti, por kompania ka kërkuar që Instituti të pezullojë këtë vlerësim, pasi ajo ka dëshmi të shumta që medikamenti është efektiv.
Ekspertët e Institutit, gjithashtu pranuan se erenumab është një trajtim premtues dhe klinikisht efektiv, por sipas tyre kompania është shumë mbrapa gjigantit farmaceutik “Novartis” dhe nuk ka treguar asnjë provë se është një medikament më i mirë se trajtimi i Botoks, i cili ka filluar të përdoret gjerësisht nga njerëzit që vuajnë nga migrena.
Por pacientët shprehen se në ndryshim nga ndërhyrjet e tilla, apo medikamente të tjera që shpesh herë nuk japin efekt, erenimab, i cili ngjason si një stilolaps është lehtësisht i përdorshëm dhe mund të injektohet nga vetë pacienti në kofshë ose në bark. Migrena është një gjendje shëndetësore e përhapur më shumë se sa sëmundja e diabetit, astmës, apo epilepsisë dhe shkencëtarët e kanë konsideruar si një ndër gjendjet më të shpeshta që po shkakton aftësinë e kufizuar në botë.
Nëse, miratohet nga Instituti, ky medikament do të shërbejë për kurimin e rreth 500.000 njerëzve dhe mendohet se, ky numër do të rritët edhe më shumë nëse çmimi do të ulet në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.