Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk po përpiqet të ndajë Bashkimin Europian.
Deklaratat e tij janë bërë gjatë njëvizite në Austri, udhëtimi i tij i parë për këtë vit në një vend të Europës Perëndimore.
Ai ka thënë në radion publike austriake ORF (Österreichischer Rundfunk) se dëshironte një Bashkim Europian “të bashkuar dhe të zhvilluar”, duke e quajtur bllokun partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë.
Ai gjithashtu minimizoi lidhjet e deklaruara midis partisë së tij Rusia e Bashkuar dhe Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë.
Presidenti Putin do të takojë Presidentin Austriak Alexander Van der Bellen dhe Kancelarin Sebastian Kurz sot, po ashtu edhe liderët e biznesit.
“Sa më shumë probleme në zemër të BE-së, aq më shumë risqe dhe problem do të ketë për ne,” ka thënë Putin.
“Ne kemi nevojë të ndërtojmë një urë bashkëpunimi me BE. Ne nuk kemi asnjë qëllim për të ndarë diçka apo dikënd në BE.”
Sanksionet e BE-së, të vëna ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në 2014 dhe mbështetjes së separatistëve në Ukrainën lindore, me shumë gjasa do të jenë pjesë e diskutimeve që Presidenti rus do të zhvillojë gjatë takimeve në Austri.
Atmosferë besimi
Austria e vogël i ofron Vladimir Putinit një mundësi të madhe – si gjeopolitike, ashtu edhe ekonomike.
Presidenti Putin është i prirur të dalë nga izolimi dhe sanksionet të vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi që prej aneksimit të Krimesë katër vite më parë.
Ai është i ndërgjegjshëm që aleanca Perëndimore është e ngërthyer nga tensionet mes Europës dhe administratës Trump, dhe ai shpreson të shfrytëzojë situatën.
BE-ja sigurisht është e inatosur ndaj rolit të Rusisë në Siri dhe Ukrainë, pas dyshimevet për helmimin e një spiuni rus në Britaninë e Madhe dhe testimeve të fundit të një rakete të re balistike, por Presidenti Putin e di se çfarë e lidh Evropën me Rusinë, është energjia.
Austria ishte vendi i parë Perëndimor që importoi gaz sovjet 50 vketë më parë , tanimë 1/3 e gazit europian vjen nga Rusia dhe kjo shifër ka trend rritës.
Presidenti Rus do të mbërrijë në Vjenë në një atmosferë besimi.
Marrëdhënia e Rusisë me BE-në mbetet e tensionuar për shkak të përfshirjes në Ukrainë, po ashtu si Roli i saj në luftën e Sirisë dhe helmimi i ish agjentit Sergei Skripal,dhe vajzës së tij në jug të Anglisë.
Qeveria britanike e ka akuzuar Rusinë se ka dorë në përpjekjet për vrasjen e Skripalsve, një dyshim që Rusia e mohon.
Koalicioni i Austrisë ishte nga qeveritë e pakta të BE-së me qasjen për të mos tërhequr diplomatë nga Rusia në shenjë proteste ndaj akuzave.
Presidenti Putin ka mbështetës në koalicionin drejtues Austriak, përfshirë liderin e Partisë së Lirisë Heinz-Christian Strache, i cili ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Triumfi austriak i ekstremit të djathtë frymëzon nacionalistët në BE
I pyetur para takimit në Vjenë lidhur me lidhjet e Rusisë me partitë e ekstremit të djathtë, Z. Kurz tha se Austria do të “vendosë në mënyrë pragmatike nëse do të bashkëpunojë me dikë politikisht”.
“Ne përpiqemi të punojmë me ata që shprehin publikisht dëshirën dhe vullnetin për të bashkëpunuar me ne,” tha ai.
Putin është rizgjedhur për të katërtin mandate radhazi si presidenti i Rusisë, duke korrur një fitore të çmendur me më shumë se 76% të votave.
Grupi i pavarur i monitorimit të zgjedhjeve Golos njoftoi qindra parregullsi në ditën e votimit dhe kreu kryesor i opozitës, Alexei Navalny, iu ndalua pjesëmarrja në garë./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.