Art dhe Kulture

Si do të jetë arti në 20 vitet e ardhshme?

Artistët duhet të kuptojnë ndryshimet dhe trendet, që do të ndikojnë botën e artit në dy dekadat e ardhshme. Sipas artistëve të ndryshëm, e ardhmja mund të jetë e pasigurt, por disa gjëra janë të pamohueshme, si ndryshimi i klimës, ndryshimi i demografisë dhe gjeoplotikia. Garancia e vetme që kemi për të ardhmen është se do të ketë ndryshime të cilat nuk dihet në do jenë të mrekullueshme apo të tmerrshme.

Duhet të merret në konsideratë se si artistët do t’i përgjigjen këtyre ndryshimeve, si dhe për çfarë qëllimi shërben arti, tani dhe në të ardhmen. Raportet tregojnë se deri në vitin 2040, impaktet e ndryshimeve klimaterike tek njerëzit do të jenë të pashmangshme. Njësoj do të ndodhë edhe me artin. Për 20 vitet e ardhshme do të kemi ndryshime të mëdha, madje edhe në botëkuptimin e artistëve. Artistët në të ardhmen do të luftojnë me mundësitë e inteligjencës artificiale.
Lëvizje të ndryshme, si #MeTo, do të jenë çdo herë e më shumë në fokus dhe kështu arti, do të bëhet gjithnjë e më i larmishëm, por nuk do të jetë ai që njerëzit presin.
“Imagjinoj se për 20 vitet e ardhshme, arti do të jetë shumë ndryshe nga ai që është sot,” thotë artistja Jeffeen Hayes. Ekspozita e Hayes, në Nation Time, do të hapet në maj dhe do të tregojë punimet e një grupi shumë pak të njohur dhe të pashkolluar që punojnë në pjesën jugore të Çikagos.

Modu Dieng

“Unë shpresoj se për 20 vitet e ardhshme, ndryshimet që do të ndodhin të ndikojnë për mirë tek arti, duke përfshirë edhe njerëz të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë vlerat e tyre,” shprehet ajo.
Ndërsa, skulptori senegalez Modu Dieng tregon se e ardhmja e artit është e zezë. Sipas tij, sot arti afrikan, amerinako-afrikan, afro-evropian dhe afro-latin është kthyer në trend global.
“Duke qenë se jam rritur në Seneggal, gjithmonë kam parë se njerëzit janë në kërkim të gjithçkaje përveçse artit,” thotë Dieng.
Ndryshimi i parashikuar nga Hayes dhe Dieng nuk përkthehet në ngjarjet e vazhdueshme të shoqërisë. Sipas tyre arti do të përqafohet më tej nga tregjet dhe institucionet, që do të humbin vlerat e artit. Aktivizimi ose fushatat sensibilizuese me anë të artit janë tregues për zhvendosjen e tendencave artistike drejt llogaridhënies, gjithashtu edhe zbulimin e dinamikës së pushtetit dhe parave të pista në botën e artit. “Decolonize This Place”, një grup artistësh dhe aktivistësh që e përshkruajnë veten si një “lëvizje e orientuar drejt veprimeve që përqendrohen rreth luftës indigjene”, aktualisht po ndërmarrin protesta brenda Muzeut Whitney të Nju Jorkut Art kundër zëvendës-kryetarit Warren B Kanders, i cili zotëron një kompani që prodhon gaz lotsjellës, i cili përdoret në protestat anembanë botës.
Aktivistët e Decolonize This Place nuk janë të parët në histori që krijojnë protesta, të cilat londisin institucionet. Gjatë Luftës së Parë Botërore, një grup artistësh që e quanin veten Dada filluan të protestonin se lufta po shkatërronte artin. Dada u konsiderua lëvizja më radikale në fillim të shekullit të 20-të, e ndjekur nga artistët Fluxus në vitet 1960, të cilët në mënyrë të ngjashme që protestonin në mënyrë që të ndryshojnë perceptimet artistike dhe sociale. Trashëgimia e këtyre lëvizjeve vazhdon edhe në veprat e artistëve si Paul McCarthy dhe Robert Mapplethorpe.

“Shpresoj që arti do të vazhdojë të jetë një hapësirë për inovacione formale, eksperimente radikale dhe paligjshmëri,” shprehet artisti Chris Sharp.
Sipas tij, ata që besojnë në ‘artin për hir të artit’ mund të thonë se arti si një forcë e pakthyeshme, duhet të mbetet jashtë normave shoqërore ose ideologjike, ose do të rrezikojë të bëhet diçka tjetër. Disa ekspertë argumentojnë se arti shkatërrohet kur mbështetet tek aktivizimet shoqërore. Ndër të tjera Sharp shprehet se kjo nuk ndodh më pasi arti tashmë përdoret, sepse është e vetmja gjë në botë që funksionon si një forcë e vetme, e në këtë mënyrë shpeshherë kthehet në eksperimentin e ideologjive.
Ndërsa Maite Borjabad, pedagoge e arkitekturës dhe dizajnit në Institutin e Artit të Çikagos, thotë se ne duhet të jemi gati për gjëra që ndoshta nuk ndodhin kurrë. Sipas saj, nuk mund të presim të parashikojmë një të ardhme, por në vend të kësaj të përgatitemi më shumë për të ardhmen. “Institucionet dhe koleksionet kulturore janë politizuar kështu që artistët duhet të përpiqen të qëndrojnë vetëm artistë,” shton ajo. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë