Banka Qendrore e Turqisë nuk i ka ndryshuar normat bazë të interesit të mërkurën, në pritje të zgjedhje, duke iu përmbajtur një premtimi për të qëndruar e vendosur mbi inflacionin edhe pasi ekonomia vuan nga një ngadalësim të mprehtë në rritje.
Mbledhja e fundit e Komitetit të Politikës Monetare të Bankës Qendrore të Turqisë (MPC) përpara zgjedhjeve kritike lokale në fund të marsit, vendosi se norma njëjavore e repos do të mbetet në 24 për qind.
Turqia ka luftuar me inflacionin tejet të lartë pas një rënieje të lirës, e cila e zhvlerësoi monedhën pothuajse me 30 përqind kundrejt dollarit vitin e kaluar.
Megjithëse inflacioni i çmimeve të kosnumit në terma vjetor ka rënë nga në 25 për qind krahasuar me pikun e tetorit, o ishte ende 19.7 për qind në shkurt.
Në një deklaratë që shoqëron vendimin e saj, MPC tha se kishte pasur “disa përmirësime” në inflacion, por shtoi se “rreziqet për stabilitetin e çmimeve vazhdojnë të mbizotërojnë”.
Ajo përsëriti një premtim të mëparshëm për të mbajtur një “qëndrim të shtrënguar të politikës monetare” derisa perspektiva e inflacionit të tregojë “përmirësim të ndjeshëm” dhe tha se rritjet e mëtejshme mund të bëhen nëse është e nevojshme.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Cetinkaya, premtoi në janar se normat e interesit do të mbeten të larta deri sa rënia e inflacionit të ishte bindëse, pavarësisht një sërë treguesish ekonomikë që reflektojnë se ekonomia ka hyrë në recesion.
Lira tregtohet në nivelet më të larta të ditës pas vendimit të së mërkurës. Dollari amerikan është ulur kohët e fundit me 0.3 për qind. 1 $ këmbehet me 5.36 lira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




