Lajme

96% e destinacioneve globale janë kufizuar në lëvizje

Po në të njëjtën masë është dëmtuar edhe sektori i udhëtimeve dhe turizmit

Shkalla e dëmit të shkaktuar nga COVID-19 në turizmin global është paraqitur në një raport të ri gjithëpërfshirës për kufizimet e udhëtimit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO). Raporti referues, i botuar në një kohë të një bllokimi të paparë kurrë më parë për sektorin, tregon se pothuajse të gjitha destinacionet globale kanë vendosur kufizime në udhëtime që nga janari i vitit 2020, duke përfshirë edhe ndalime të plota për të gjithë udhëtimet, teksa qeveritë punojnë për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

Gjatë viteve të fundit, si agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara për turizmin, Organizata Botërore e Turizmit ka monitoruar rregullisht lehtësimin e udhëtimeve dhe ka vërejtur vitet e fundit një prirje të vazhdueshme drejt hapjes. Por, COVID-19 e ka ndërprerë në mënyrë dramatike këtë hapje. Sipas hulumtimeve të kryera për raportin e ri, që nga 6 Prilli, 96% e të gjithë destinacioneve në të gjithë botën kanë urdhëruar kufizime të udhëtimit në përgjigje të pandemisë. Rreth 90 destinacione kanë mbyllur plotësisht ose pjesërisht kufijtë e tyre për turistët, ndërsa 44 të tjera janë të mbyllura për disa turistë në varësi të vendit të origjinës.

Efekt në jetën dhe jetesën

Sekretari i Përgjithshëm i Organziatës Botërore të Turimzit, Zurab Pololikashvili është shprehur se: “COVID-19 ka ndikuar në udhëtime dhe turizëm si asnjë ngjarje tjetër më parë në histori. Qeveritë e kanë vendosur shëndetin publik të parën dhe kanë prezantuar kufizime të plota ose të pjesshme në udhëtime. Me pezullimin e turizmit, përfitimet që sjell sektori janë nën kërcënim: miliona vende pune mund të humben, dhe përparimi i bërë në fushat e barazisë dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike mund të kthehet përsëri mbrapsht. Prandaj Organziata u bën thirrje qeverive të rishikojnë vazhdimisht kufizimet e udhëtimit dhe t’i lehtësojnë ose heqin ato sa më shpejt që të jetë e sigurt për ta bërë këtë. “

Raporti më i fundit i Organziatës Botërore të Turizmit tregon se rajonet globale janë kryesisht konsistente në përgjigjen e tyre ndaj COVID-19. Në Afrikë, Azi dhe Paqësor e Lindjen e Mesme, 100% e destinacioneve kanë miratuar kufizime të lidhura me COVID-19 që nga janari i vitit 2020. Në Amerikë, 92% e destinacioneve kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm, ndërsa në Europë, 93% e destinacioneve janë mbyllur (nga 6 Prilli).

Niveli i përgjigjes në evoluim

Më konkretisht, analiza identifikon katër lloje kryesore të masave kufizuese, përkatësisht:

Mbyllja e plotë ose e pjesshme e kufijve për turistët;

Kufizimet specifike të destinacionit (“Pasagjerët që kanë kaluar ose kanë qenë në x vend nuk lejohen të hyjnë në x tjetër vend”);

Pezullimi i plotë ose i pjesshëm i fluturimeve;

Masat e ndryshme, përfshirë kërkesat për karantinë ose izolim të vetes, çertifikatat mjekësore, pavlefshmërinë ose pezullimin e lëshimeve të vizave etj.

Rimëkëmbja në kohë dhe e përgjegjshme

Në shumë raste, destinacionet tashmë kanë rregulluar masat e tyre kufizuese pasi situata ka evoluar. Organizata Botërore e Turimzit do të vazhdojë të ndjekë dhe analizojë rregullisht evolucionin e kufizimeve të udhëtimit, në një përpjekje për të mbështetur në mënyrë të përgjegjshme rekuperimin në kohë të sektorit të turizmit./organizatabotëroreeturizmit/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë