Sociale

9 raste të tjera me COVID, 1 mjek dhe 3 infermierë. Në total 51 të infektuar

Zëvendësministrja Mira Rakacolli njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona dhe deri më tani janë konfirmuar edhe 9 raste, 4 personel shëndetësor, që rezultojnë pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve në 51. Zëvendësministrja Rakacolli bëri me dije gjithashtu se në total janë testuar 563 rate të dyshuar.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnjë 2 raste

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Rakacolli theksoi se në Spitalin Infektiv është shtuar numri i pacientëve të shtruar, duke arritur në 20, prej të cilëve 3 janë një terapi intensive dhe njëri prej tyre është nën frymëmarrje të drejtuar.

Zëvendësministrja theksoi se në vijim të hetimit të hollësishëm epidemiologjik për personelin mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv 4 raste, një mjek dhe 3 infermierë.

“Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara. Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët: Telefononi në numrin 127! Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore! Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj. SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor,” theksoi Rakacolli

Për sa i përket personelit mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zëvendësministrja ka bërë me dije se testimet vazhdojnë dhe  nëse mund të kemi një numër të plotë të rasteve të dyshuara dhe të prekura nga COVID-19.  Ndërsa për testimet, Rakaçolli tregon se jo çdo kush mund të kryej testime. Tamponët sipas zëvendësministres merren vetëm për personat e dyshuar.

Ndër të tjera, zëvendësministrja ka shpjeguar se medikamenti Tocilizumab, që përdoret për artritin. Ajo shpjegoi se kriteret e përdorimit të këtij medikamenti përcaktohen nga shërbimi Infektiv dhe në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë.

Rakacolli konfirmoi gjithashtu se në kuadër të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke bashkëpunuar dhe me Bashkitë e qyteteve , të sëmurëve kronikë ti sigurohet mënyra e transportit për tu paraqitur në spitale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë