Më 25 korrik 1942, trupa “Carro di Tespi Lirico” mbërrin në Tiranë për operan “La Traviata”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton këtë ngjarje e cila me gjasë, ishte e para opera lirike që vihej në skenë në Shqipëri.
Skena u vendos në krye të Viale del Impero (sot “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”), në lartësinë ku sot ndodhet Sheshi Nënë Tereza. Përveç “La Traviata”, trupa Carro di Tespi Lirico dha edhe disa shfaqje të tjera në korrik të vitit 1942.
Në vitin 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). “Carro di Tespi Lirico” mbulonte operan dhe këngën lirike, ndërsa tri të tjerat vinin në skenë pjesë teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte deri tek fashat më të izoluara të shoqërisë teatrin dhe operan lirike. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




