Njerez

80 vite pasi mbaroi universitetin, veterani 101-vjeçar i Luftës II Botërore më në fund diplomohet

Në vjeshtën e vitit 1939, adoleshenti Fredric Taylor filloi vitin e parë në Kolegjin Cornell të Ioëa-s për edukim muzikor.

Më pas, në vitin 1942, një vit pasi Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore, Taylor mori vendimin për t’u bashkuar me Ushtrinë. Ai e mbaroi universitetin por disa muaj para ceremonisë së diplomimit, ai u dërguan për trajnimin bazë, duke mos pasur mundësinë për të marrë pjesë në diplomim.

80 vite më pas, ai arriti të bënte realitet ëndrrën e tij, duke u diplomuar. Kolegji Cornell nderoi veteranin e Luftës së Dytë Botërore në ceremoninë e diplomimit më 14 maj.

“Thjesht ndjehesha i paplotësuar. Të bësh gjithë punën dhe mos të ecësh nëpër skenë për të marrë diplomën është e trishtueshme. Tani jam i qetë”, thotë Taylor për Washington Post.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë