Lajme

80 mln euro për rehabilitimin e 9 bashkive në vend

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u miratua projektigji për ‘’Ratifikimin e marrëveshjes së huasë midis qeverisë së Shqipërisë dhe KFW Frankfurt’’.

Marrëveshja në vlerën e 80 milionë eurove do të synojnë kryesisht ndërhyrjet për përmirësimin e aksesit dhe të qëndrueshmërisë më të madhe të trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore si dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit në kuadër të planeve zhvillimore lokale të bashkive. Këtu përfshihen Bashkia e Shkodrës, e Fierit, Lezhës, Kamzës, Beratit, Kuçovës, Elbasanit dhe Bashkia e Vlorës.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë