Gazeta Si – Më 14 tetor të vitit 2014, në stadiumin e Partizanit në Beograd do të shënohej një incident mjaf i rëndë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016. Tifozët serbë hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Ishte minuta e 40-të (0-0), kur ndeshja u ndërpre nga arbitri anglez Martin Atkinson. Mbi fushën e stadiumit fluturoi një dron me një flamur kuqezi, ku ishte shkruar “Autochthonous”, që simbolizonte Shqipërinë e madhe. Kaq mjaftoi për të tërbuar serbët.






Disa lojtarë të Serbisë vrapuan për të kapur dronin dhe për të hequr flamurin, kurse lojtarët shqiptarë, Balaj, Lila dhe Cana më aktivët, e mbrojtën atë. Më pas në fushë u futën tifozët serbë dhe u bë një kaos i vërtetë. Ekipi ynë mezi mundi të futet në dhomat e zhveshjes.
Shqipëria mori trepikëshin në tavolinë pas asaj ngjarjeje të shëmtuar dhe arriti të kualifikohej për herë të parë në histori për në Europian. Për hedhjen e dronit u ndalua ‘Ballist’ Morina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




