Një djalë 8-vjeçar është bërë personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan, një shkëmb 1000 m në Yosemite.
Sam Baker, nga Kolorado Spring, është trajnuar nga babai i tij që në moshën 2 vjeçare dhe pikërisht për t’u ngjitur në El Capitan, kishte dy vjet që ushtrohej.
Të premten, babai i djalit, Joe Baker, postoi në rrjetet sociale mesazhin se skuadra e ngjitjes me 4 persona kishte arritur e sigurt në majën e shkëmbit.
‘Çfarë jave e mrekullueshme! Unë jam shumë krenar për Sam. Ai përfundoi ngjitjen me litar në ElCap”, shkroi Baker në faqen e tij në Facebook.
Por Joe u përball me kritikat e shumë fansave sipas të cilëve ai kishte rrezikuar seriozisht jetën e djalit tij me këtë aventurë të pamenduar mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




