Sociale

8 të vdekur nga Covid-19, mes tyre një 33-vjeçare. 563 infektime të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 563 raste të reja dhe 8 të vdekur nga Covid-19.

Aktualisht në 3 spitalet COVID raportohet se po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Mes të vdekurve është edhe një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese. Viktimat e tjera janë një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradeci, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton në njoftimin e përditshëm për shtyp se nesër do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Sipas ministrisë, rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë