Drejtësia

8 orë në SPAK, Beqja: Nuk i frikësohem përgjegjësisë penale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shprehur për mediat se nuk i frikësohet përgjegjësisë penale, sapo doli nga strukturat e Prokurorisë së Posaçme pas 8 orësh marrje në pyetje.

Në një ndalesë të shkurtër për mediat, Beqja tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ku ai ishte thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e sterilizimit.

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, ka firmosur privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vitesh e gjysmë, konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion, por pushoi hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë