Menaxhim

8 mënyra si të ruajmë para dhe të mbrojmë mjedisin

Me rritjen e temperaturës së Tokës dhe ndryshimet klimatike, qytetarët mund të ndihmojnë dhe njëkohësisht të kursejnë para.

Sipas ekspertëve janë 8 mënyra se si ne mund të kontribuojmë;

1-Përdorimi i llampave LED

Këto llampa kërkojnë 75% më pak energji se llampat normale dhe zgjasin 25 herë më shumë. Nëse nisin të përdoren masivisht, Departamenti i Energjitikës tha se deri në 2027 do të kursehen 30 miliardë dollarë.

2-Heqja nga priza  e mjeteve kur nuk i përdorim

Energjia që konsumohet nga mjetet që nuk janë në punë, por janë në prizë shkon deri në 10% të konsumit  total. Heqja e tyre do të kursejë 100 dollarë.

3-Programoni termostatin

Sipas temperaturës dhe nivelit që kërkoni mund të shtoni apo reduktoni faturën e elektricitetit.

Nëse kërkoni të kenibtemperaturë të ftohtë, programojeni tek niveli më i ulët dhe nëse doni temperaturë të ngrihtë, programojeni në nivelin më lartë. Kështu do të paguani më pak.

4-Përdorni ujin e ftohtë

Sipas ekspertëve, përdorimi i ujit të ftohtë për të larë enët ,rrobat do të ruajë  70% të energjisë që shpenzohet nga ato.

Mund të thani rrobat duke i varur dhe jo duke përdorur një makineri për tharje.

5-Hiqni plastikën

Është shumë  e shëndetshme të zëvëndësosh produktet e plastikës një-përdorimshme me produkte që ripërdoren.

Njerëzit po përdorin qese me dyll blete, shishe me shumëpërdorime apo filter uji dhe pipa që mund t’i marrësh me vete dhe i përdor disa herë.

95% e produkteve plastike është e përbërë nga lëndët fosile.

6-Bëni kujdes me dietën

Normalisht të hash më shumë gjëra vegjetariane dhe të reduktosh mishin, ka më pak shpenzime dhe të ofron jetë të shëndetshme, duke të kursyer dhe fatura spitali.

Shumë kafshë gjithashtu janë burim i pastër dhe i nevojshëm i natyrës për karbonin dhe gaze të tjera.

7-Bleni pajisje të dobishme

Sapon një pajisje shtëpiake të vjetërohet duhet zëvëndësuar me një të re. Sidomos ato “energy-saver”. Këtu bën pjesë kondicioneri, frigoriferi, lavastovilja, televizori etj.

Konsumatorët mendojnë se  në fakt të mbashë një pajisje sa më gjatë i kursen para xhepit, por jo vetëm e rëndon më shumë me faturat në fund të muajit.

8-Mënyra  e lëvizjes

Së fundmi makinat elektrike kanë sjellë reformim në industrinë e mjeteve motorrike. Zëvëndësimi i një makine me lëndë fosile me atë elektrike do të ishte e shëndetshme për financat personale dhe sigurisht për mjedisin.

Gjithashtu, këshillohet që për të shkuar diku grup mun dtë përdoret një makinë e vetme dhe gjithësecili me makinën e vet.

Bëni mirë t’i bëni blerjet në një kohë që të mos shkosh 4 herë në një qendër tregtare për 4 produkte të ndryshme.

Burimi: CNBC/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë