Media Galeri

8 Marsi/ “Këpucët e kuqe” në Sheshin Skënderbej si mesazh kundër dhunës

Instalacioni “Këpucët e kuqe” vjen për herë të parë në Tiranë, për të dhënë idenë e një 8 Marsi jo me këngë e valle, por në formë sensibilizimi të dhunës ndaj gruas.

Këpucët e kuqe të vendosura në sheshin Skënderbej vijnë si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e për të kujtuar të gjitha gratë e vajzat që nuk janë më. Koordinatorja e këtij projekti, Driada Dervishi, u shpreh para disa ditësh për Gazetën Si se “këpucët e kuqe” që tashmë kanë bërë xhiron e botës, “përbëjnë një risi për Tiranën, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm, siç është ai i dhunës ndaj grave dhe për të kontribuar disi në ngritjen e zërit të këtij fenomeni kaq të shëmtuar siç është dhuna ndaj gruas”.

Manifestimit “Instalacioni Këpucët e Kuqe”, si pjesë e Fem Fest, festivalit dedikuar grave iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila se u shpreh se “ 8 Marsi është dita për të kujtuar luftën e grave për të mbrojtur të drejtat e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë