Francezi Nicolas Prodhomme (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) fitoi etapën e 19 në “Giro d’Italia 108”, nga Biella në Champoluc, 166 km e gjatë. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht, Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) dhe Richard Carapaz (EF Education – EasyPost). Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) ruan Bluzën Rozë dhe kreun e Klasifikimit të përgjithshëm. Prodhomme u shpreh i lumtur për fitoren e parë në “Giro” dhe të dytën në karrierë (3 javë më parë fitoi garën e parë).
Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Richard Carapaz (EF Education – EasyPost) + 43″
3 – Simon Yates (Team Visma | Lease a Bike) + 1’21”
4 – Derek Gee (Israel – Premier Tech) + 2’27”
5 – Damiano Caruso (Bahrain Victorious) + 3’36”
Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.