Lajme

73-vjeçari arrestohet se ngacmoi seksualisht minorenen, e ëma e vajzës: S’e denoncova se kisha frikë

Nëna e një të miture në qytetin e Fierit, që ra pre e ngacmimeve seksuale të një 73-vjeçari, të arrestuar tashmë, thotë se nuk ka denoncuar më parë autorin e dyshuar nga frika e ndezjes së një konflikti.

“Nuk kam pasur mbështetje më parë ndaj s’e kam denoncuar. I jam ruajtur konflikteve”, citohet e ëma.

Dëshmia e gruas është zbardhur nga News24, që shton se ajo ka deklaruar se 73-vjeçari, Leonidha Rrapushi e ndiqtë vajzën e saj edhe në shkollë.

“Ka bërë akte të turpshme me vajzën. Nuk ka kryer marrëdhënie intime. E kam parë me sytë e mi. Leonida e ndiqte edhe në shkollë. Vajza ka rënë shumë nga mësimet. Na kanë dëmtuar”, citohet ajo.

73-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për ngacmim të miturish.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë