Menaxhim

700 mln lekë kompensim për pronarët e pronave të prekur nga legalizimet

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i  Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Berat, Tiranë Veri, Kamzë–Vorë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Vlorë, Durrës, zonat e stimuluara, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Lezhë dhe Fier.

Masa e kompensimit është 69.958.01 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 700.556.318.95 lekë.

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku do të ketë kompensime duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat eu  pasurive të paluajtshme.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë