Rend dhe Ligj

70 të arrestuar për lojërat e fatit në Tiranë

Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës  ka ushtruar kontrolle në një sërë lokalesh dhe baresh në kryeqytet ku zbuloi se lokalet përdoreshin për lojëra fati, ndërsa e njëjta gjë kryhej edhe me lojërat online. Mësohet që janë 70 të arrestuar për lojërat e fatit.

Mes të arrestuarve për lojërat e fatit edhe Elvis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gramoz Murataj, ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt.

Një burim i sigurt i Gazetës “Si” tha që në orën 11:00 pritet që policia të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Më herët , Gazeta “Si” ka raportuar me detaje mbi fenomenin e lojërave të fatit në lokale pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ndalonte. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë